Basha: Nëse e shisni prapë votën, çfarë faji ju kam unë? Doni një despot otoman t’ju shalojë me tuta?

0
126

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me fermerët e Urës Vajgurore, ku ndër të tjera, është ndalur edhe tek shqetësimet që ngrihen se opozita duket e dobët.

Basha tha se zgjidhja nuk është djegia e kryeministrisë dhe se qytetarët nuk duhet të shesin votën, sepse ndryshe opozita nuk ka asnjë mjet për të zgjidhur problemet.

Nëse e shisni prapë votën, çfarë faji ju kam unë? Thyjuani turinjtë ata që vijnë t’ju blejnë votën. Doni një despot otoman t’ju shalojë me tuta? Vetëm, nuk kam çfarë të bëjë më shumë. Partia ime ka dorëzuar gjithçka. Ky duhet të jetë moment zgjidhje.  Djegia e kryeministrisë nuk është zgjidhje. 
Unë nuk bëj batuta, nuk takoj Ronaldon, por jetoj me hallet tuaja“, u shpreh Basha.

Kryetari i PD-së, ka nisur një tur bashkëbisedimi me qytetarët dhe duket sikur është në pritje të zgjedhjeve të parakohshme. Ai ka braktisur rrugën radikale të nisur pas dorëzimit të mandateve parlamentare dhe sot ka pranuar se kjo rrugë nuk është një zgjidhje.

Ndërkohë, një “luftë”, po zhvillohet mes mazhorancës dhe Presidencës, lidhur me formimin e Gjykatës Kushtetuese. Presidenti pretendon se kjo Gjykatë po kapet dhe se reforma në drejtësi është kthyer në një “Ramaformë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here