Gënjeshtra e radhës e Veliajt! Ja vendimi i Gjykatës që e vërteton

0
101

 

Përmes një deklarate shpërndarë mediave, PD njofton se Gjykata ka shfuqizuar të tjera gjoba që Bashkia e Tiranës i kishte vendosur Partisë Demokratike për protestat e organizuar prej saj.
“Konkretisht, janë shfuqizuar të gjitha gjobat që Bashkia e Tiranës kishte vendosur për protestat e datës 25 Prill, 2 Maj, 11 Maj dhe 13 Maj.

Me vendimin e datës 6 Nëntor 2019, Gjykata Administrative ka konstatuar se Bashkia e Tiranës ka shkelur ligjin duke gjobitur padrejtësisht Partinë Demokratike. Sipas gjykatës, subjekti që organizon tubimin nuk mban përgjegjësi ligjore për veprimet që kryejnë persona të tretë gjatë tubimi. Prandaj dhe në fund të shqyrtimit gjyqësor, ka vendosur të rrëzojë të gjitha gjobat e vendosura nga Bashkia e Tiranës.” thuhet në deklaratën e PD.

Deklarata e plotë:

Gjykata shfuqizon të tjera gjoba që Bashkia e Tiranës i kishte vendosur Partisë Demokratike për protestat e organizuar prej saj. Konkretisht, janë shfuqizuar të gjitha gjobat që Bashkia e Tiranës kishte vendosur për protestat e datës 25 Prill, 2 Maj, 11 Maj dhe 13 Maj.

Me vendimin e datës 6 Nëntor 2019, Gjykata Administrative ka konstatuar se Bashkia e Tiranës ka shkelur ligjin duke gjobitur padrejtësisht Partinë Demokratike. Sipas gjykatës, subjekti që organizon tubimin nuk mban përgjegjësi ligjore për veprimet që kryejnë persona të tretë gjatë tubimi. Prandaj dhe në fund të shqyrtimit gjyqësor, ka vendosur të rrëzojë të gjitha gjobat e vendosura nga Bashkia e Tiranës.
Kujtojmë se ky është rasti i dytë brenda muajit ku Bashkia e Tiranës ka humbur betejat ligjore në gjykatë me Partinë Demokratike. Më datë 4 Nëntor gjykata shpalli të paligjshme edhe gjobat e vendosura nga Bashkia e Tiranës për protestën e datës 16 Shkurt 2019.

Kujtojmë se ky është rasti i dytë brenda muajit ku Bashkia e Tiranës ka humbur betejat ligjore në gjykatë me Partinë Demokratike. Më datë 4 Nëntor gjykata shpalli të paligjshme edhe gjobat e vendosura nga Bashkia e Tiranës për protestën e datës 16 Shkurt 2019.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here