E pazakontë! U dënua se mashtronte pasanikët, 28 vjeçarja martohet brenda burgut

0
119

Anna Sorokin, rusja 28-vjeçare që mashtroi stilistët, bankierët e hotelet e luksit në Manhatan, duke u hequr si trashëgimtare gjermane, ka gjetur dashurinë në burg.

Ajo mori vëmendjen e mediave pak më parë, kur shtirej si trashëgimtare gjermane me 60 milionë pasuri në Europë, duke përfituar kështu qëndrime në hotelet më të shtrenjta, foto me stilistë të njohur e qëndrime në hotele luksi.

Pushimet luksoze, rrobat e stilistëve dhe restorantet e shtresave të larta i përkasin të shkuarës, por mashtruesja tani pret të bëjë deri në 15 vite burg.

Ajo ka firmosur gjithashtu që jeta e saj të bëhet libër dhe film në Netflix. Dhe kontratën për librin e firmosi një prej personave që ishte mashtruar prej saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here