‘Nga ora 6 e pak ishim këtu, por ne s’jemi ushtarë’, Balliu iu jep zemër banorëve…

0
109

Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu ka deklaruar se opozita ka qenë në krahun e banorëve të Astrit, por sipas tij nuk mund të merrte armët ndaj dhunës barbare të shtetit. Sipas Balliut, banorët do të dëmshpërblehen, por kjo kauzë që ndodhi në Unazë nuk do të harrohet kurrë. Këto deklarata, Balliu i bëri gjatë një prononcimi për “Fax News”.

“Banorët kanë rezistuar, banorët kanë fituar, e vetmja rrugë e Ramës mbeti shkelja e gjithë ligjeve. Rama dhunoi barbarisht fëmijë e gra në ‘Unazë’, ndërkohë Kajmakët e hajdutët janë ende të lire.

Sot në Rilindje ka shpërthyer shampanja për këtë dhunë, kemi disa evidentime për disa efektivë që dhunojnë popullin.

Rama i mashtroi, Veliaj është përgjegjës për një vdekje këtu në Unazë, pasi hoqi sinjalistikën. E gjithë Shqipëria të marrë shembull nga këta banorë, ata gëzojnë atë që kanë luftuar.

Banorët do dëm-shpërblehen, është e sigurt, nuk do lejohet të harrohet kjo kauzë në ‘Unazë”, u shpreh Balliu.

Ndërkohë që i pyetur nga gazetarët, se pse nuk ka qenë opozita në orët e para të mëngjesit në Astir, Balliu u shpreh:

“Unë e kuptoj atë të banorëve, po këta kanë qenë këtu që para nesh, në orën e gjashtë e pak mnuta ka qenë Edmond Spaho këtu, ne nuk jemi ushtarë, ne kemi ardhur për të denoncuar. Kjo zgjidhet duke u bashkuar të gjithë, le të dalë Edi Rama përballë nesh, jo policët”, u shpreh Balliu.

Ditën e sotme në Astir vijojnë tensionet, pasi po shemben banesat. Qindra policë, të pajisur me shkopinj gome, pelerina dhe gaz lotsjellës, janë përplasur me banorët të cilët janë kundërpërgjigjur me gur e molotov. Për pasojë 6 policë kanë mbetur të plagosur, ndërsa 4 banorë kanë marrë ndihmën e parë te Spitali i Traumës pas përdorimit të gazit nga uniformat blu. Në Polici deri më tani janë shoqëruar 10 persona, mes tyre edhe gra. Disa nga të shoqëruarit janë lir Katiraj, Shqipe Halimi, Njazi Çeku dhe Besim Çeku. Policia ka shoqëruar me dhunë edhe pedagogun e gazetarisë, dhe aktivistin Ervin Goci.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here