Dhuna barbare e policisë në Astir/ Reagon Bejtja: Sa krime po bëhen nën emrin tënd o Reforme ne Drejtesi…

0
159

Gazetari Andi Bejtja ka reaguar lidhur me situatën e dhunës që ka nisur prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm në zonën e Astirit, ndërsa shprehet se në emër të Reformës në Drejtësi janë duke u kryer shumë krime.

Sipas Bejtjes e vetmja rrugë që duhet të ketë opozita e sotme, është ajo drejt Unazës së Re, dhe duhet të lërë çdo tur të nisur nëpër Shqipëri.

Duhet thënë se përfaqësues të ndryshëm nga ana e opozitës ishin shprehur se do të bëheshin barrikadë në zonën e Astirit, por prania e tyre sot në zonë ka qenë mjaft e vonë, atëherë kur dhjetra banorë ishin shoqëruar me dhunë, dhe pjesa tjetër ishin helmuar me gaz lotsjellës.

Postimi i plotë i gazetarit: 

SA KRIME PO BEHEN NEN EMRIN TEND O REFORME NE DREJTESI !

Pas pershendetjes neveritese qe Ambasada Amerikane dhe BE i bene emerimit ne dhunim te Kushtetutes te dy anetareve te Gjykates, nuk ka se si mos ndodhe dhe kjo dhune qe po shohim kete mengjes ndaj banoreve te Unazes se Re e shume shkelje te ligjit e dhunime te demokracise..

Te Jeni te bindur keshtu do ndodhe dhe Teatrin apo me cdo gje korruptive sa here qe BE apo USA do mundohem te justifikojne leket e hedhura per reformen ne Drejtesi qe ne fakt po shkojne per kapjen e shtetit nga Kryeministri.

SA krime po behen nen Emrin tend o Reforme ne Drejtesi….Me beri pershtypje zvarritja qe policia i beri aktivistit te njohur Ervin Goci i cili thjesht po monitoronte protesten e banoreve si aktivist…Nuk pres te flase njeri nga nderkombetaret, prandaj e dashur opozite nuk ke pse vazhdon me kot ” Rrugetimin per Shqiperine”, por mer rrugen per te Unaza Re…

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here