Vezët ndaj makinës së Bashës, Hajdarmataj: Basha një armik i PD, ai me mercenarët e tij sulmoi demokratët

0
185

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pati paraditen e së martës një takim me gratë demokrate, pranë RTSH.

Por, jashtë ambienteve ku do të mbahej takimi ishin mbledhur disa gra të LDG dhe të rinj të FRPD-së që e pritën kreun e të djathtëve me pankarta që lexonin “Basha, një humbës serial” apo edhe me thirrjet “Basha ik”. Nuk munguan as vezët të hedhura në drejtim të automjetit të Bashës.

Kjo sjellje për anëtaren e Komisionit të Përkohshëm të Rithemilit Mimoza Hajdarmataj, është normale dhe shërbejnë për t’i dhënë mesazhin “deputetit Basha” se kohët e tij të qeta kanë përfunduar.

E ftuar në “ABC Live” , Hajdarmataj thotë se bëhet fjalë për reagime spontane ndaj sjelljes kriminale që u bë sipas saj në protestën e 8 janarit.

“I bërë bashkë me Ramën,  Basha është një armik më shumë i PD-së. Këto janë reagime spontane ndaj një sjelljeje kriminale, me mercenarët e tij, i mbështetur nga policia. Nxjerrja e deputetëve nga grupi parlamentar ishte kundër ligjit.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here