Si u ngrit në detyrë Kolë Hysenaj? Akuza e mediave për prokurorin…

0
211

Emri i prokurorit Kolë Hysenaj doli sërish në skenë këto ditë.

Por ai nuk është i panjohur, sidomos në këto kohë, kur vettingu është në shesh dhe ka larguar nga detyra prokurorë e gjyqtarë, që kanë pasur shumë më pak akuza se Hysenaj.

Akuzat ndaj prokurorit janë të shumta dhe lidhen kryesisht me pasurinë e tij dhe sarajet që ka krijuar në Korçë, ku ka qenë disa kohë si prokuror.

Më poshtë po sjellim të përmbledhura disa prej akuzave të bëra  nga mediat, ndaj Kolë Hysenajt:

Kryeministri Edi Rama gjatë një seance parlamentare përmendi një kategori gjyqtarësh dhe prokurorësh që i emërtoi si KÇK (kap çtë kapësh) një emërtim që më parë e kishte përdorur edhe ish-ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi.

Rama foli mbi një nismë që duhet të miratohet në Kuvend kundër KÇK-së.

Ndërkohë sot Dosja.al ka bërë prezantimin e një prokurori, që e rendit në grupimin ‘kap çtë kapësh’.

Në pritje të Vettingut, Kolë Hysenaj, është ofruar për shërbime ndaj maxhorancës. Një nga dy prokurorët e çështjes së Geron Xhafajt, Kolë Hysenaj e ka drejtuar në drejtim të kundërt zhvillimin e saj, duke bërë fajtorë denoncuesit.

Jo më kot, sapo iu atashua në hetimin e dosjes ‘Babale’, prokurori Hysenaj promovohet, duke marrë detyrën e shefit të Seksionit të hetimit të Trafiqeve.

Pasi morën këto detyra, nën bekimin e Kryeprokurores së Përkohshme, Qana dhe Hysenaj u impenjuan për të shpëtuar nga problemet penale Agron (Geron) Xhafaj, vëllain e Fatmir Xhafajt, i cili ishte lobuesi kryesor për emërimin e Arta Markut në krye të institucionit qendror të Akuzës.

Në përfundim të hetimeve të nisura për Geronin e Xhafajt, prokurorët e promovuar së fundmi, Genc Qana e Kolë Hysenaj, vendosën të marrin të pandehur personat që denoncuan për vijimin e trafikut të narkotikëve vëllain e ish-ministrit të Brendshëm.

Po si u ngrit në detyrë Kolë Hysenaj? A ishte kjo ngritje rrjedhimi karrierës së tij?

Përgjigja nuk ka nevojë për një Komision të Posaçëm hetimor…

Mjafton një kërkim i thjeshtë në Google për të parë se si ai akuzohet se ka falsifikuar disa çështje, ne shërbim të ‘prurësit me të parë’.

Drejtësia e padhënë për vogëlushin Denis Almadhi që humbi jetën në operacion, dëmshpërblimi i munguar për punonjësin B. Bozhana nga Durrësi që humbi jetën në punë në segmentin Korçë – Ersekë, janë vepra te magjistarit Kolë Hysenaj.

Dosja e mbyllur e prokurorit Kole Hysenaj

Aq magjistar është ai, sa, megjithëse ishte në listën e zezë të prokurorëve të korruptuar, të hartuar nga vete Kryeministri Rama, jo vetëm i shpëtoi shkarkimit, por u ngrit edhe në detyrë. Për arsyet pse ishte në listën e zezë, sa është pasuria e tij, çfarë ka deklaruar në ILDKPI, do të shkruajmë në ditët në vijim…

Image

‘Sarajet e Kol Hysenajt’

Prokurorit Kolë Hysenajt i mjaftuan vetëm 15 muaj drejtues në Prokurorinë e Korçës për t’u ‘dashuruar’ me qytetin jug-lindor e për të ngritur atje sarajet e tij. Hysenaj rezulton të jetë një nga prokurorët më të pasur të Shqipërisë dhe është në pritje të procesit të Vetingut. Të ardhurat e tij kanë si burim vetëm pagën dhe fitimet minimale nga një bar-kafe rreth 30 m2, me 7-8 tavolina, në të cilët klientët ulën për kafe, e gjendur pranë Prokurorisë së Tiranës. Por, këto të ardhura i kanë lejuar prokurorit të Tiranës që të krijojë pasuri disa qindra-mijëra euro.

‘Boldnews.al’ ka siguruar disa foto, në të cilat dallohet prona e prokurorit Hysenaj, shumë pranë qendrës së Korçës, vlera e të cilës e rikonstruktuar sipas ekspertëve të fushës, kap vlerën e rreth 500 mijë eurove.

Por, prokurori Hysenaj deklaron se e ka blerë atë pronë me vlerë 125 mijë euro. Në deklaratën e pasurisë për vitin 2016, dorëzuar pranë Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive, prokurori Hysenaj shënon se ka blerë dy pasuri të paluajtshme, në vlerë totale 125 mijë euro.

Burimi i blerjes së këtyre pasurive, sipas vetëdeklarimit, janë të ardhurat e krijuara nga disa transaksione të mëparshme me tokat në Tiranë, si edhe një kredi. Me blerjen e kësaj pasurie, prokurori Hysenaj deklaronte se kishte shpenzuar të gjithë kursimet e krijuara nga paga e tij dhe të ardhurat e lokalit të vogël.

‘Boldnwës.al’ ka siguruar fotot e objektit të blerë nga Hysenaj në vitin 2016. Është një ndërtesë e vjetër, por e vendosur në një zonë shumë të lakmuar të qytetit të Korçës, në të cilën gjenden disa prej bujtinave më të famshme në Shqipëri.

Pasi kjo ndërtesë dhe trualli i saj bëhen pronë e prokurorit Kolë Hysenaj, ajo, si një ‘Hirushe’ e vërtetë, pëson një transformim të plotë. Sot, prona e prokurorit Hysenajt është një ndër më të bukurat në zonën përreth. Natyrisht, vlera e investimit në atë objekt duhet të kapë shifrën e disa qindra mijëra euro.

Por, prokurori Hysenaj nuk ka pasur më kursime për të realizuar investimin, pasi gjithçka kishte i shpenzoi për blerjen e pronës. Natyrisht, ai do të duhet të japë llogari para Vetingut për pasurinë e tij.

Por, edhe publiku është i interesuar të dijë të vërtetën e pasurimit të këtij prokurori, i cili, në vetëm një vit e gjysëm drejtues në Korçë u shndërrua në pronar të fuqishëm ndërtese.

Ndërtesa, sapo kaloi në pronësi të prokurorit Kolë Hysenaj, u shndërrua në ‘saraje’. Kolë Hysenaj është një prej prokurorëve, i cili akuzohet më shpesh nga qytetarët për përfshirje në korrupsion. Banorë të Korçës dëshmojnë për veprime të shumta korruptive të tij gjatë kohës që drejtonte Prokurorinë e qytetit jug-lindor.

Siç duket, këto denoncime të shumta, të mbërritura edhe në adresë të komisionerëve të Vetingut dhe të vëzhguesve ndërkombëtarë, e kanë ‘detyruar’ Kolë Hysenajn që të shndërrohet në një ‘vartës’ të qeverisë.

Ai, siç duket, shpreson tek ‘mëshira’ qeveritare për ta kaluar pa probleme Vetingun. Dhe, në këmbim, Kolë Hysenaj ka vendosur të plotësojë kërkesat e qeverisë, siç veproi edhe në rastin e dosjes ‘Babale’, ku mori nën akuzë personat që denoncuan përfshirjen në trafik narkotikësh të Agron (Geron) Xhafaj, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Image

Kolë Hysenaj u ngrit menjëherë në detyrë

Radha për të kaluar në sitën e Vettingut o ka ardhur prokurorit Kolë Hysenaj. Hysenaj rezultojnë me pasuri të mëdha, pjesa më e madhe e të cilave vijnë nga paga, ndërsa përfshihen edhe troje, apartamente apo dhurata të shtrenjta.

Kolë Hysenaj ka një pasuri të madhe ku të ardhurat kryesore janë nga paga, shto këtu edhe fitimet e një lokali pranë Prokurorisë së Tiranës me 7-8 tavolina. Në deklarimet e tij, Hysenaj ka blerë një shtëpi në vitin 2001 për shumë e 2 milion lekëve të reja, ku pjesën më të madhe të shumës e ka marrë borxh te familjarët.

Ndërkohë ditën e sotme ai rezulton pronar i 1000 m2 tokë në Mullet, me vlerë 390 mijë lekë të reja, të cilën e ka blerë në 2008-ën. Gjatë kohës që ishte në krye të Prokurorisë së Korçës, (2016-2017) Hysenaj investoi 130 mijë euro pasuri të paluajtshme në qendër të qytetit. Hysenaj ishte në listën e zezë të kryeministrit Edi Rama, ku sëbashku me 99 zyrtarë të tjerë ishte i përfshirë në afera korruptive.

Me të marë ndë dorë çështjen ‘Babale’,Hysenaj gradohet drejtues i Seksionit të Antitrafiqeve në Prokurori. Në tetor të 2018-ës, ata u ngarkuan për të hetuar personat e akuzuar për ‘kallëzim të rremë’ në çështjen ‘Babale’. Pas përfundimit të hetimeve, ata morën të pandehur ish-deputetin demokrat Ervin Salianji, gazetarin Jetmir Olldashi dhe Albert Veliun. Përsa i përket dyshimeve për përfshirjen e Agron Xhafajt në trafikun e narkotikëve, ata nuk kryen asnjë hetim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here