Rama në Ohër «kurrorëzon» Vucicin e godet interesat tona.

0
116

Nga Tritan Shehu

Vucicit nëpërmjet “Shengenit Ballkanik” të tij po i jepet lidershipi në «Jugosllavinë e Re», ndërsa shqiptarët po humbin rolin parësor për stabilitetin e Rajonit.
Ndërkaq “Unioni” i Vucicit me Ramën pa «busull» nën «petkun» e lëvizjes së lirë tashmë reale, po kthehet në një “ngrehinë”, që gjeneron idetë skeptike për integrimin e Rajonit dhe me Traktatin Serbi-Euroasin shkon drejt tij.
I tillë ky nuk përputhet me aspiratat Perendimore e Europiane të Rajonit dhe bije ndesh me interesat tona jo thjeshtë prej zbehjes së rolit të Shqipërisë apo prej anashkalimit të Kosovës, por edhe sepse na devijon orientimin.
Shqiptarët e Rajoni e kanë të ardhmen në BE, gjë që arrihet duke implementuar secili vend standartet e modelet e «Brukselit» në lidhje direkte me atë e jo duke u bashkuar në «Unione» sui generis, alternative e periferike.
Ky «Shengen» larg partneritetit dobiprurës, në obsionin e tij me te mire cvendos vemendjen nga permbushja e standarteve te Brukselit e rigjalleron idene per Rajonin vetem si nje njesi e larget orbitale e BE-se..,ne realitet eshte me keq!
Per neve qe e kemi «busullen» nuk eshte «bashkimi» ne Lindje me Serbine aspirata e jone, por eshte ajo ne BE me vendet antare te tij gje qe justifikon sot te tilla «Unione» vetem me ato shtete, vecanerisht fqinje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here