Rrezikonte jetën e qytetarëve/ Ja se çfarë ndodhi në Kukës…

0
92

Punonjësit e bashkisë së Kukësit  kanë nisur punën për pastrimin e rrugës Ura e Zapodit-Shishtavec. Buzë kësaj rruge kishte ngecur edhe një gurë gjigant që ishte shkëputur nga faqja e malit, por që punonjësit e bashkisë po punojnë që ta largojnë nga rruga.

Reshjet e shiut kanë vijuar me intensitet të lartë në të gjithë vendin tonë, duke krijuar probleme në disa qytete. Situata më problematike deri më tani është shfaqur në qarkun e Kukësit, ku si pasojë e reshjeve të dendura masive të shumta dherash janë shembur mbi rrugë. Në aksin rrugor Ura e Zapodit-Shishtavec i rrugës nacionale Kukës-Shishtavec një shkëmb masiv është shkëputur nga faqja e malit dhe ka ngecur buzë rrugës duke rrezikuar jetën e përdoruesve të kësaj rruge.

Në qarkun e Lezhës nga moti i keq kanë mbetur pa energji disa zona në Zejmen. Po kështu probleme me energjinë janë hasur edhe në qarkun e Gjirokastrës. Ndërsa në qytetin e Durrësit ku ditën e djeshme situata ishte shumë rëndë si pasojë e përmbytjeve të rrugëve, uji është tërhequr dhe qyteti është kthyer në normalitet.

  
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here