Ndërron jetë shoferi i prokurorit/ Detajet…

0
117

Andi Maloku, 24 vjeç, i cili ishte shofer në automjetin ku ndodhej edhe prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho (Rrumi), ndërroi jetë pasditen e sotme, disa orë pasi doli nga reanimacioni, në spitalin e Traumës, ku prej një jave ndodhej në terapi intensive.

Më 1 nëntor, ndaj automjetit ku prodhej prokurori i Durrësit u bë një atentat mafioz, duke plagosur të 3 personat që ndodheshin në makinë.

Një devijim i mjetit nga Maloku, duket se i shpëtoi ata nga breshëritë automatike, që mund të rëndonin bilancin në jetë njerëzore.

Një javë pas ngjarjes së rëndë, humbi jetën në spitalin e Traumës, 24-vjeçari, i cili është goditur më së shumti nga breshëritë automatike, ndërkohë që prokurori Ndoja dhe Rrumi ndodhen në spitalin e Durrësit, në gjendje të përmirësuar dhe jashtë rrezikut.

Nga të dhënat e para mësohet se maloku mund të ketë pësuar një tromboemboli. Sikundër raportohet, ai kishte lënë sallën e reanimacionit për t’u zhvendosur në pavion, por disa orë më pas janë shfaqur probleme me frymëmarrjen.

Burime spitalore bëjnë të ditur se megjithëse është rikthyer në kushtet e reanimacionit, Maloku nuk ka mundur të mbijetojë.

Nga raportimet mësohet se në ngjarjen e 1 nëntorit, ai është qëlluar nga 3 plumba, dy prej të cilëve në mushkëri dhe njëri pranë shtyllës kurrizore. Dyshimet janë se një tromboemboli në mushkëri mund të jetë shkaku i vdekjes së 24 vjeçarit.

Ne aksin rrugor Durrës – Tiranë në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, rreth orës 16:30, në afërsi të vendit të quajtur “Mbikalimi i Shkozetit” kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me targa AA 333 ZD, e për pasojë janë plagosur shtetasit A.L., 48 vjeç, A.N., 44 vjeç dhe A.M., 30 vjeç.

Shtetasi A.M. është nisur për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa dy shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Durrësit është vënë në ndjekje të autorëve, po krihet zona dhe në të gjitha akset rrugore që lidhen me Durrësin janë ngritur pika kontrolli.

Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor nga Departamenti i Policisë Kriminale, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.
Policia e Shtetit fton këdo që mund të ofrojë informacion në ndihmë të hetimit të shpejtë të ngjarjes të telefonojë falas në numrin 112.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here