Raporti i BB, Duka thirrje të fortë Ramës: Plotëso kushtet e Bundestagut, hap rrugën e zgjedhjeve të ndershme!!!

0
119

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, duke iu referuar të dhënave të Bankës Botërore, shkruan se korrupsioni është zgjeruar edhe më shumë në vendin tonë, madje është thelluar edhe më shumë se çka qenë 6 vite më parë.

‘Sipas Bankës Botërore, korrupsioni është zgjeruar edhe më shumë në vendin tonë; madje është edhe më i lartë se ç’ka qenë 6 vite më parë.

Në 2013 patët mundësi të bënin çdo gjë në të mirë të vendit, por e hodhët në koshin e plehrave besimin e qytetarëve. Sot, nëse ju ka mbetur ndonjë thërrime virtyti, plotësoni kushtet e Bundestagut dhe hapni rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Shqipëria ka nevojë për ndryshim!’

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here