Erdogan “thumbon” SHBA: Ne kapëm gruan dhe të afërm të tij, por nuk bëmë ‘bujë’ si ata!!!

0
135

Presidenti i Turqisë, të mërkurën njoftoi se forcat turke kishin kapur të afërm të liderit të vrarë të ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi, duke përfshirë një nga gratë e terroristit.

Erdogan gjatë fjalimit të tij, përdori rastin për të ‘thumbuar’ Shtetet e Bashkuara mbi ” bujën” në lidhje me misionin që çoi në vdekjen e militantit më të kërkuar, raporton FoxNews.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ,njoftoi arrestimin e njërës prej grave të Bagdadit, si dhe konfirmoi raportet e mëparshme, se motra dhe kunati i terroristit gjithashtu ishin nën arrest nga Turqia.

Të hënën, zyrtarët turq thanë që arrestuan motrën më të madhe të Bagdadi, Rasmiya Awad.

Ajo ishte me burrin e saj, kunatën dhe pesë fëmijët kur u mor në arrest.

Sipas Associated Press, Bagdadi dihej se kishte katër gra.

Në fjalimin e tij të martën, Erdogan nuk dha detaje të tjera në lidhje me të arrestuarit, por ai duket se bëri një goditje ndaj drejtuesve të SHBA-së, duke theksuar se Turqia “nuk bëri bujë” pasi kapi njërën prej grave, motrën dhe kunatin e Al-Bagdadit.

“Shtetet e Bashkuara thanë që Bagdadi vrau veten në një tunel. Ata filluan një fushatë informimi në lidhje me këtë ngjarj, “tha Erdogan të mërkurën. “Por, unë po e njoftoj për herë të parë këtu: Ne kapëm gruan e tij dhe nuk bëmë ‘bujë’ si ata. Në mënyrë të ngjashme, ne gjithashtu kapëm motrën dhe kunatin e tij në Siri “.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here