Maliqi: Koha për revolucion demokratik sot, nesër do jetë shumë vonë…

0
135

Nga Lefter Maliqi

Rama Piramidë si Rrapush Xhaferri. Rrapushit i këndoi Përmeti, Ramës i këndoi Tërmeti. Populli atëherë shiti pasurinë se do fitonte dhe do kishte jetë më të mirë por fundi ishte katastrofë. Me Ramën populli shiti votën, u mashtrua por pasojat më keq se Xhaferri, Rama pasuroi jo vetëm veten por dhe oligarkët, krimin e bandat, rriti taksat, rriti energjinë, karburantin, ujin etj. Rriti papunësinë, pasigurinë, varferinë, nxiti urrejtjen, konfliktet, vrasjet mes bandave të cilat tani po vrasin drejtësinë dhe po i afrohen politikës, caktoi deputët, kryebashkiakë e drejtues institucionesh kriminelë, kjo qeveri ka renë, ka marr fund. Shpopulloi vendin, kanabizoi vendin, mbushi burgjet me të varfër e kundërshtarë, shantazhoi, stresoi, perçau banorët, studentët, artistët, opozitën, kapi e zaptoi gjithë institucionet, drejtësinë, parlamentin, pushtetin lokal etj. Ka zbrazur arkën e shtetit, ka rritur borxhin publik pasi tek ne s’komandon më truri por krimi, truri ka braktisur vendin. Krimi drejton, emëron, vjedh, grabit, shantazhon, kërcënon, gjobit, vret shpresat e këtij populli të varfër pa shpresë e të rraskapitur nga Rilindja piramidale. Koha për revolucion demokratik sot, nesër do jetë shumë vonë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here