EMRAT-FOTO/ Po kryente se*s të “ashpër” në makinë, vdes nga dëmtimet në qafë 19-vjeçarja

0
291

Një 21-vjeçar është akuzuar për vrasje pa paramendim, pasi vajza me të cilën po bënte seks në makinë, vdiq nga dëmtimet në qafë.

Sipas mediave të huaja, dy të rinjtë nga New Jersey po kryenin aktin intim në sediljen e pasme të makinës, pas festës së Halloween-it.

19-vjeçarja, Francis Victoria Garcia u gjet në gjendje të pavetëdijshme mëngjesin e së shtunës në një parking automjetesh. Ajo u dërgua në spital, por pak pas mbërritjes, u shpall e vdekur nga mjekët.

Dyshohet se të rinjtë po kryenin seks të “ashpër” me njëri-tjetrin, çka shkaktoi edhe vdekjen e të resë, së cilës iu gjetën shenja kafshimi në qafë.

Policia po heton nëse shkak i vdekjes së 19-vjeçares ishte seksi i “ashpër”, apo konsumimi i ndonjë doze me lëndë psikoaktive.

21-vjeçari, Michael Gaffney, i cili u arrestua nga policia, u tha autoriteteve se kishin marrë ilaçe pa recetë dhe se ajo humbi vetëdijen kur po kryenin aktin intim.

Nuk dihet nëse Francis dhe Gaffney njiheshin më parë me njëri-tjetrin, apo sapo ishin takuar në mbrëmje.

Megjithatë, ai është akuzuar për vdekjen e 19-vjeçares, ndërkohë do të jetë rezultati i autopsisë që do të zbardhë çfarë i shkaktoi ndarjen nga jeta të resë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here