Rrëfehet Cafu: “Ende nuk e kam përtypur faktin që varrosa një djalë”

0
120
Cafu ka vendosur të flasë për herë të parë për humbjen e djalit të tij, Danilo Feliciano de Moraes, i cili vdiq në moshën 30-vjeçare, nga një atakt kardiak.

Danilo ndërroi jetë më 4 shtator, ndërsa po luante futboll me babanë e tij në fushën brenda shtëpisë, ku familja jeton në Alphaville.

Image 

Në një intervistë për revistën “Veja”, kampioni botëror deklaroi: “Ende nuk e kam përtypur faktin që varrosa një djalë. Unë shkoj në varreza çdo pesë ditë, nuk kam pasur guxim e zemër të hyj në dhomën e tij, kurrë nuk u futa përsëri në fushën ku ndodhi gjëma.

Të varrosësh fëmijën është dramë e madhe, ndryshon nga konteksti i përgjithshëm i gjithçkaje që ndien gjatë gjithë jetës. Djali tjetër, Wellington, ka hyrë në dhomën e tij deri më tani, mblodhi gjërat dhe i dhuroi të gjitha. Nuk e di si ta përshkruaj dhimbjen e madhe të hedhjes së dheut mbi arkivolin e një fëmije, duke ditur që ai kurrë nuk do të kthehet (qan me lot). Vdekja e fëmijës e shoqëron babain dhe nënën për gjithë jetën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here