“Pse aq budallenj janë atentatorët”, gazetari ngre pikëpyetjet e forta…!!!

0
131

Lidhur me atentatin e ndodhur pasditen e djeshme te mbikalimi i Shkozetit, ka reaguar dhe gazetari Armand Maho, i cili ka shtruar dhe disa pyetje, që sipas tij kanë mbetur pa përgjigje.

Maho shprehet se mbetet shumë në pikëpyetje se pse Rama dhe Braçe u investuan në këtë histori, ndërsa atentatorët në rast se do të kishin shënjestër Landi Muharemin, mund ta vrisnin atë pa zhurmë.

Po ashtu Maho rikthen në vëmendje se Muharemi, i cili sot cilësohet si problematik, u mbrojt nga vetë Rama në emisionin e Blendi Fevziut, kur u lakua për rrahjen e biznesmenit amerikano-libanez, për çështjen e pronave në gjirin e Lalëzit.

Postimi i plotë i Mahos: 

Tani po lexoj ne titra se atentati ndaj prokurorit paska lidhje me kontrollin e kadastres se Durresit, tokat te Gjiri Lalzit, por shenjester e atentatit paska qene Landi i Muharremit. Gjithsesi nja 2apo 3 pyetje mbeten pa pergjigje.

  1. Po Rama dhe Brace pse u investuan ne kete muhabet kur behet fjale per kadastren dhe tokat ne Gji te Lalzit… Pse nuk priten fjalen e fundit te “drejtesise se reformuar”
  2. Ata atentatoret aq budallenj ishin sa te qellonin shenjestren ne makinen e prokurorit dhe me prokurorin brenda, duke e ditur se do behej gurgule! Te tilla gabim ata spara bejne kollaj!
  3. Pse ky Landi qe po na e nxjerrin kaq problematik pse nuk u ndalua nga policia per rrahjen e investitorit jordanez, por u mbrojt nga Rama publikisht tek Fevzoja. Apo e kish piketuar per kryetar Bashkie meqe kishte tre emra?!

Ishalla na jep ndonje shpjegim te stacioni i te vertetes ERTV KM-ja jone shtatgjate apo edhe zv-KM shtatshkurter e zeholle! Ky i fundit fliste me patos kunder prokurorit ne dyert e gjykates apo jo?!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here