E kapën dy plumba… Ja si paraqitet gjendja shëndetësore e prokurorit Arjan Ndoja

0
137

Katër të plagosur konfirmohen deri më tani nga Policia lidhur mbi atentatin e ndodhur gjatë pasdites në mbikalimin e Shkozetit, ku mbeti i plagosur rëndë edhe prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.

Sipas burimeve spitalore, Arian Ndoja, ka marrë dy plumba dhe ndodhet jashtë rrezikut në spital.

Gjithsej ndaj makinës ku po udhëtonte Ndoja dhe 3 personat e tjerë është qëlluar 8 herë me kallashnikov.

Të plagosur rëndë në këtë ngjarje kanë mbetur edhe shtetasit  A.L., 48 vjeç, A.N., 44 vjeç dhe A.M., 30 vjeç.

Ndërkohë që një nga personat e plagosur, A.M është dërguar në mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës, për shkak të plagëve të shumta që ka marrë.

Ndërkohë që Prokurori Ndoja ndodhet në Spitalin e Durrësit, ku do ti nënshtrohet edhe një ndërhyrje kirurgjikale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here