Të paguara nga buxheti i shtetit! Rreth 600 mijë euro për 21 makina luksoze qeveritare

0
111

Me rreth 600 mijë euro nga buxheti i shtetit, po planifikohen të blihen 21 vetura të cilat do të destinohen për institucione të ndryshme brenda administratës së shtetit. Veturat që po planifikohen të blihen me para të taksapaguesve, konsiderohen vetura luksoze.

Të paktën dy veture “duhet” të jenë xhipa të mëdhenj. Ndërsa shuma totale që është planifikuar të shpenzohet është 590 mijë euro.

Madje njoftimi ka dal edhe në tek Agjencia Qendrore e Prokurimit. Me këtë shumë parash planifikohen të blihen 21 vetura, të gjitha për 12 institucione të ndryshme shtetërore në Kosovë.

Nga AQP po kërkohen 3 vetura të vogla, 5 të mesme, 2 limuzina, 9 xhipa të mesëm dhe 2 xhipa luksoz. E zyra e Avokatit të Popullit do të pajiset me tri vetura, një e vogël e dy të mesme.

Standard pak më i lartë do të jetë lloji i veturave që do të pajiset Universiteti i Prishtinës. Ky institucion pritet që me këtë kontratë t’i ketë 2 vetura të tipit limuzina.

Xhipat e mesëm janë paraparë për: ministrinë e Kthimit, Agjencinë e Menaxhimit Emergjent, Kuvendin Komunal të Skenderajt, Agjencinë Kadastrale të Kosovës, Qendrën e Shërbimit Mendorë në Pejë dhe Komunën e Drenasit.

Xhipat luksozë do të jenë të destinuar për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave dhe një për Inspektoratin Policor të Kosovës.

E për këtë lloj veture, shteti do të paguaj 120 mijë euro për të dyja apo 60 mijë euro për copë.

Në mesin e këtyre veturave më së paku do të paguhet për veturat e vogla. Për tri vetura të vogla shteti do të paguaj 40 mijë euro, apo mesatarisht 13 mijë e 333 euro për veturë.

Për xhipa të mesëm, shteti do të paguaj 270 mijë euro apo 30 mijë euro për një makinë të tillë.

E për këto vetura janë caktuar edhe kriteret e kërkuara nga institucionet.

Sipas dosjes Tenderi ekonomikisht më i favorshëm pritet të fitoj, mirëpo llogaritje do të bëhet me koefiecient.

Koeficineti prej 75% do të jetë për çmimin e ofruar i veturës, ndërsa 25% do të llogaritet për shpenzimet mesatare në karburante që vetura i shpenzon në 100 km.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here