Dy të rinjtë humbën jetën në aksident, dedikimi prekës…

0
107

Dy të rinj humbën jetën si pasojë e një aksidenti në autostradën Fier-Lushnjë, pranë rrethrrotullimit të Kolonjës, i cili ndodhi mbrëmjen e së hënës. Të rinjtë po udhëtonin me një automjet tip “Mercedes Benz”, i cili ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Në automjet ndodheshin 3 persona, njëri prej të cilëve u raportua se humbi jetën që në momentin e parë, ndërsa kushëriri i tij, disa orë më pas, duke u transportuar drejt spitalit të Traumës.

Jorges Shabanaj 21 vjeç, ishte viktima e parë e aksidentit, dhe Alteo Shabanaj, 18 vjeç, kushërinj mes tyre, vdiq pak orë më pas. Ndërkohë në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndodhet 16-vjeçari Alban Doksani.

LEXO EDHE  Takimi Mitsotakis-Rama/ Zbardhen kushtet e kryeministrit grek

Tre të rinjtë kishin qenë në Tiranë dhe po ktheheshin për në Roskovec.

Ngushëllimet nuk kanë munguar as nga bashkmoshatarët e dy të rinjve, të cilët i kanë dedikuar disa fjalë prekëse në një postim në faqen e shkollës ku ata mësonin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here