“Nuk i nxën as burgjet”, ‘habit’ Manjani: Reforma në Shqipëri është bërë sikur dikush po shkon në banjo

0
88

Ish Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, teksa fliste për Reformën Zgjedhore është shprehur se mënyra se si po punohet në këtë drejtim nuk është aspak serioze.

Sipas Manjanit, propozimet e dy grupeve PD dhe PS nuk zgjidhin ngërçin, pasi që ndryshimet ligjore që ata kërkojnë nuk janë zgjidhje.

“Zgjidhjet me ndryshime ligjore që kërkojnë këta nuk janë zgjidhje. Çfarë do të bësh, ti futësh në burg të gjithë personat me precedentë? Janë me tepër se 100 mijë, nuk i nxën as burgjet”, është shprehur Manjani.

“Reforma në Shqipëri është bërë sikur dikush po shkon në banjo dhe kjo nuk është aspak serioze. Duhet t’i jepet popullit të drejtën që të vendos. Cilido nga propozimet e të dy grupimeve si të PD-së dhe të PS-së për Reformën Zgjedhore nuk zgjidh asgjë. Këta janë përgjegjës për realitetin e shqiptarëve.

Një kryetar partie sot si imazh publik konsumohet edhe nëse nuk ka qenë kurrë në postin e kryeministrit. Por, pse ndodh kjo? Për shkak të zgjedhjeve të gabuara dhe imazhit të keq që përcjell.

Kjo duhet të ndryshoj, por mendoj se ky Parlament në asnjëlloj mënyre nuk mund të sjell ndryshimin. Kështu që duhet të zëvendësohet.

Mirëpo, zgjidhjet me ndryshime ligjore që kërkojnë këta nuk janë zgjidhje. Çfarë do të bësh, ti futësh në burg të gjithë personat me precedentë? Janë me tepër se 100 mijë, nuk i nxën as burgjet. Qeveria që del nga ky sistem nuk do të ketë kohë të ndryshoj situatën.

Do doja shumë që LSI-ja të sillte ndryshimin…”, ka deklaruar ish Ministri i Drejtësisë, Manjani në studion e “Top Talk”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here