Dule “thumbon” Ramën: Të gjithë dhanë dorëheqjen, vetëm timonieri i madh është mbërthyer me thonj pas karriges

0
119

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, në një postim në twiter duke komentuar situatën politike në vend, dhe mungesën e vullnetit politik nga Rama për të dhënë dorëheqjen pas dështimit në hapjen e negociatave, shkruan se gjatë 6 muajve të fundit kanë dhënë dorëheqjen nga detyra disa kryeministra, vetëm timonieri i madh duke iu referuar Ramës, nuk jep dorëheqjen

‘Gjatë 6 muajve të fundit: Kancelari i Austrisë Kurz, pas publikimit të një video-skandali të zv/kancelarit, shpalli zgjedhje te parakohshme. Cipras, pasi partia e tij Syriza humbi në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, ndërmorri të njëjtin akt.

Fillimisht Theresa May dha dorëheqje, ndersa tani pasuesi i saj Boris Johnson shpalli zgjedhje te parakohshme ngaqë deshtuan me Brexit. Edhe Zaev në zgjedhje para 10 ditesh pas -Jo-së për negociatat. Sot, pas protestave disaditore, edhe Hariri i Libanit dha dorëheqjen.

 Vetëm Timonierin tonë të Madh nuk ka deshtim a skandal që e tut! I mbërthyer me dhëmbë dhe thonj pas karriges!’

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here