Konferenca ndërkombëtare mbi politikën e SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor/ Diplomatja amerikane shenjon rrugën e Shqipërisë drejt BE

0
168

U zhvillua sot në Tiranë një konferencë ndërkombëtare mbi politikën e SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor.

Diplomatë, qeveritarë dhe analistë të njohur diskutuan mbi zhvillimet në Shqipëri e Kosovë dhe ndikimin e SHBA-ve dhe BE-së në rajon.

Diplomatët amerikanë në Tiranë pohuan sot se Shqipëria po punon shumë për reformën në drejtësi, si edhe reforma zgjedhore u bë një projekt kombëtar që po ndiqet nga qeveria, opozita parlamentare dhe partitë opozitare jashtë tij.

E ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA-ve në Shqipëri, Lejla Moses-Ones tha se drejtuesit e Shqipërisë kanë zgjedhur të bëjnë kompromis për hir të së mirës të përbashkët.

Ajo i bëri këto komente në konferencën “Politika e SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor”, organizuar nga Universiteti Mesdhetar në Tiranë.

“Shqipëria është tashmë një vend kandidat i BE-së – kjo nuk ka ndryshuar. Puna që po tashmë po vazhdon dhe ajo çfarë mbetet për t’u bërë nuk ka ndryshuar. Shqipëria do të fitojë vendin e saj në radhët e shteteve anëtare të BE-së duke dyfishuar përpjekjet për zbatimin e reformave në drejtësi, përfshirë korrupsionin dhe fitoren mbi plagën e krimit të organizuar. Kjo ka të bëjë me vlerat; kjo ka të bëjë me sundimin e ligjit; kjo ka të bëjë me begatinë dhe mundësinë për qytetarët shqiptarë”, tha zonja Moses-Ones.

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria dhe SHBA kanë një marrëdhënie të vecantë, dhe se Uashingtoni i ka mbështetur shqiptarët për afro një shekull, qysh nga fillesat e shtetit shqiptar. Reformat e Shqipërisë tha ai nuk bëhen për SHBA-nt dhe BE-në, por për popullin shqiptar.

“Ne nuk i bëjmë reformat as për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, as për Bashkimin Europian. Nuk i kërkojmë nga vetja të gjitha këto ndryshime të domosdoshme dhe nuk jemi të angazhuar me aleatët tanë në këto procese të ndërlikuara, sepse na kërkohet nga ata, por sepse e kërkon destinacioni i ynë historik, që është krijimi i një hapësire shqiptare dhe në rastin konkret të Shqipërisë, të një shteti modern europian me të gjitha standardet demokratike dhe me të gjitha institucionet funksionale”, tha ai.

Folësit theksuan se si vitin tjetër Shqipëria pritet të marrë kryesimin e radhës së OSBE-së dhe se si, me mbështetjen e amerikane dhe europiane do të angazhuar për të trajtuar çështje dhe kriza të mprehta, si lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, përkrahjen e rolit të grave në zgjidhjen e konflikteve, rininë dhe kontrollin e armëve.

Oratorët vlerësuan si parimore qqëndrimet e Shqipërisë si për zhvillimet në rajon edhe më gjerë, duke shërbyer si një faktor paqeje dhe qëndrueshmërie.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here