Parandalohet një krim në Kukës: Tre vëllezër sulmuan një baba me të bijën…

0
112

Policia njoftoi se ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti në Kukës, në fshatin në fshatin Zall-Lusen, midis 3 familjeve, për shkaqe pronash.

Me të marrë njoftimin, Policia e Kukësit është nisur menjëherë për në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë, ndërhyrjes së shpejtë, ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Policia ka arrestuar dy vëllezër me iniciale A.L. 38 vjeç dhe R. L., 31 vjeç dhe ka shpallur në këkrim të tretin, A.L, 36 vjeç.

Po ashtu, ka arrestuar një banor të fshatin Zall-Lusen, D.C. 31 vjeç që po për motive pronësie, ka goditur me mjete të forta dhe rrethanore shtetasin R. L, njerin nga vëllezërit.

Tre vëllezërit, A.L, R.L, dhe A.L, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në vendin e quajtur Zall-Lusen, për motive pronësie, kanë goditur me mjete të forta prerëse dhe rrethanore, M. Ç, me vajzën e tij, G. Ç, që kanë marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit. Babë e bijë kanë marrë mjekim në spitalin e Kukësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here