Manjani: Sipas nenit 101 të Kushtetutës së Republikës, ligji i miratuar për KÇK nuk kishte as nevojë e as urgjencë…

0
94

Ish ministri i drejtesise, Ylli Manjani ne rrjetin e tij social Facebook ka postuar nje shenim ku tregon se : ‘Ligji që kanë miratuar dje për të ashtuquajturën KÇK, nuk kishte as nevojë e as urgjencë që të justifikohej anashkalimi i Parlamentit. Kujtoj këtu se ky ligj u propozua që më 26 dhjetor”

Postimi i plote

Ky është neni 101 i Kushtetutës së Republikës, që ende e kemi në letrat e shtetit.

Siç mund të lexohet, qeveria lejohet të nxjerrë akt normativ me fuqinë e ligjit, pra e thënë thjeshtë të miratojë një ligj, vetëm kur:
1. Është një NEVOJË dhe URGJENCË,
2. Ligji përmban masa të PËRKOHSHME.

E qartë kristal!

Ligji që kanë miratuar dje për të ashtuquajturën KÇK, nuk kishte as nevojë e as urgjencë që të justifikohej anashkalimi i Parlamentit. Kujtoj këtu se ky ligj u propozua që më 26 dhjetor. Pa llogaritur kohën që raportonte Rama se “po punoj për një ligj” ….

Pra kishte kohë plot për ta debatuar në procedurat parlamentare.

Urgjenca presupozon një arësye të ngutshme që zakonisht vjen nga fatkeqësi dhe, kur kërkohen ndërhyrje të shpejta dhe ska kohë për të ndryshuar ligjet. Nl këto kushte nxirret një akt normativ nga qeveria. Vetëm në këto kushte.

Nga ana tjetër, masat e propozuara në akt duhet të jenë me natyrë të Përkohshmë. KÇK-ja ka tashmë ndryshime drastike parimore me natyrë afatgjatë, pra aspak të përkohshme.

Kështu që nën dritën e këtij neni akti i KÇK konsiderohet qartësisht vandalizëm Kushtetues. Rrëmbim ashiqare i pushtetit Legjislativ dhe shmangie e pushtetit gjyqsor nga Qeveria!

Haptazi fare!

Nuk e di se çfarë do të lexojnë më shumë ambasadat, sepse mjafton kaq për të kuptuar se qeveria është mbi çdo pushtet tjetër. Nejse punë për ta.

Edhe një gjë: me këto argumenta dikur kam fituar gjyqin në Gjykatën Kushtetuese, si avokat i Partisë Socialiste, kundër aktit normativ të qeverisë Berisha. E pra ai akt i Berishës kishte një sens emergjence sepse popullsia ishte pa energji.

E megjithatë akti ra.

Edi Rama asokohe më përgëzoi për fitoren. Sot po i sjell në vemendje të njëjtat argumente dhe të njëjtin nen, që të kuptojë ku është katandisur!
Edhe më keq se “i keqi” Sali…

Fotografia e Ylli Manjani
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here