“Njëri duhej të hiqte dorë”, vjehrra e Floriana Garos tregon sekretin e lidhjes që ajo kishte me djalin e saj…

0
14
Vjehrra e Floriana Garos, Lumturi Ratkoceri ka rrëfyer detaje të reja, lidhur me fillimet e lidhjes së moderatores me djalin e saj, Enisin.

E ftuar në emisionin “Rudina”, ajo u shpreh se Floriana ishte jo vetëm një vajzë e bukur, por mjaft e dashur dhe vështirë të gjeje diçka që nuk shkonte tek ajo.

“Pashë një vajzë, të bukur, të gjatë, uau thashë, paska bukuri të tilla. Më pëlqeu. E kishim planifikuar të rrinim 3 çerek ore dhe qëndruam 2 orë. Kur më telefonoi djali dhe më tha: Hë si t`u duk? I thashë: U përpoqa t`i gjeja diçka që s`më pëlqente tek ajo, por s`munda”, tregoi Lumturia.

Lumturi Ratkoceri tha se e dinte që në fillim se largësia do të ishte një problem për çiftin. Kjo do të thoshte se njëri prej tyre duhej të hiqte dorë nga karriera.

Featured image of article: “Njëri duhej të hiqte dorë”, vjehrra e Floriana Garos tregon sekretin e lidhjes që ajo kishte me djalin e saj: E dija problemin

“Problemi im i vetëm ishte largësia. Mendova cili nga ata do hiqte dorë nga karriera e tij, se të dy ishin të suksseshëm, pastaj gjërat shkuan ashtu si shkuan”, u shpreh Lumturia.

Pas kurorëzimit të dashurisë së tyre, ishte Floriana ajo që u largua në Gjenevë pranë partnerit, ku edhe ka krijuar familjen e saj larg ekranit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here