Mashtrimi i madh me hapjen dhe mos-hapjen e negociatave dhe pse kanë nevojë t’ju mashtrojnë!

0
101

MASHTRIMI I MADH ME HAPJEN DHE MOS HAPJEN E NEGOCIATAVE DHE PSE KANË NEVOJË T’JU MASHTROJNË!

Nga Avokati Altin Goxhaj 27 vjet eksperiencë personale aktive me institucionet e BE!

Si t’ua shpjegoj robve se si Hapja dhe Mos Hapja e Negociatave nuk ka pikë vlere reale në politikën shqiptare! Është kockë për të thyer dhëmbët shqiptarët! Është shashkë tymuese që ja hedhin njëra tjetrës krahët majtas dhe djathtas të të njëjtit trup politik të Tiranës! Hapja apo Mos Hapja nuk ndikon absolutisht fare në Zbatimin apo Mos Zbatimin e Axhendës Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë nga Establishmenti Politik i zogjve me pupla mavi, të kuqe apo blu të së njëjtës Qyqe Soros!

Debati Europian dhe reagimi proshqiptar i SHBA nuk lidhet me gjëndjen në Shqipëri por me interesa gjeopolitikë që lidhen me influencën ruse dhe neotomaniste madje dhe kineze në Rajon dhe prishjen e ekuilibrave gjeopolitikë me favorizimin e Serbisë e cila po han në 100 sahanë nga Berlini në Pekin, nga Moska në Ankara dhe kudo tjetër!

Që Shqipëria nuk plotëso absolutisht as edhe një standard të vetëm minimal këtë e di dhe lopa! Le të ketë vota sa të duash pro Shqipërisë dhe raporte plot rrena për “zhvillimin demokratik të Shqipërisë” sa të duash! Askush nuk do t’ja dijë në BE se si Shqipëria po shko drejt humnerës në rënie të lirë! Gjermania po e përdor Shqipërinë si një fermë gjigande mishi plot me stalla gjedhi njerëzor për tregun gjerman të punës për infermierë, hidraulikë, muratorë apo lavapjaxhinjsh! Se çfarë bëhet në Shqipëri nuk hy në punë as dreqit!

I gjithë debati i vërtetë (që nuk thuhet as nga mashtruesit e Rilindjes dhe as nga ata të SHQYPit dhe anal-istat mediatikë të Soros) është sjellja europiane ndaj rritjes së influencës ruse dhe neotomaniste në rajon dhe prishjes së ekuilibrave gjeopolitik sdms me pozicionin e favorizuar të Serbisë në raport me fqinjët!

Për fat të keq jemi veç një grusht shqiptarësh që e dimë qartë dhe pastër dhe në nivele profesionale se sa pa vlerë janë hapja dhe mos hapja e negociatave! Kjo Super Rrena e Integrimit të Shqipërisë në Europë kur Shqipëria është rrënuar totalisht deri në tullën e fundit dhe po shpopullohet “vullnetarisht” (sipas kapitullit të largimit me vullnet të lirë të shqiptarëve në Memorandumin e Vaso Çubrilloviç të vitit 1937) me shpejtësi skëterre nga një Axhendë Genocidi PostModern Sorosian në dobi të Greqisë dhe Serbisë është shpikur nga klasa politike në 27 vjet për të mashtru shqiptarët sipas eksperiencës së suksesshme të Enverit dhe komunizmit që shqiptarët po vuanin përkohësisht sepse po ndërtonin rrugën e socializmit që një ditë të mbërrinin komunizmin! Ndaj dhe barsaleta shkodrane për komunizmin vlen dhe për integrimin europian: KOMUNIZMI (ANËTARËSIMI I SHQIPËRISË NË BE) ËSHTË SI VIJA E HORIZONTIT:
SA MË SHUMË I AFROHEMI AQ MË SHUMË LARGOHET!

Shqipëria po vdes e paralizuar, e dehidratuar pa ujë në anë të lumenjve dhe deteve, e paushqyer, e braktisur dhe në plane braktisje nga qindra mijë bijtë dhe bijat e saj më të mirë, e rrahur dhe e sëmurë, tashmë ja kanë thy këmbë e duar, ndërsa xhelatët e Tiranës ju thojnë do fitojmë MARATONËN E ERI PLEHRIT!!!

Ndërkohë pasi i kanë grabitur pasuritë, e përdorën si lavire semaforësh për të fituar miliarda, tani që s’vlen më as për semafora, tutorët e Soros me pupla mavi apo blu, kanë bërë gati thikat dhe bisturitë për t’i marrë edhe organet për t’ja shitur për transplant!

Fuck off me përralla hapjesh dhe mos hapjesh!!!

(Grafikë ilustruese e marrë nga I Madhi Avni Delvina)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here