Mehmetaj: Kushtet e Bundestagut, “receta” e krizës. Opozita e gatshme të marrë përgjegjësitë e saj

0
368

Kriza politike në Shqipëri është thelluar dhe më tepër pas refuzimit të negociatave nga vendet antëare të Bashkimit Evropian. Liderat e politikës “sulmojnë” njëri tjetrin nga larg me citime e mesazhe nga ndërkombëtarët. Në një intervistë për gazetën “Standard” nënkryetarja e LSI-së Kejdi Mehmetaj foli për procesin e integrimit në BE duke dhënë kështu opinion e saj se kush është fajtori për dështimin e hapjes së negociatave, BE ashtu sic theksoi kryeministri Rama apo vetë mazhoranca? Ndër të tjera Mehmetaj është shprehur dhe për çeshtje të tjera të aktualitetit politik si ajo e “Unazës së Re “ ku ka theksuar se : “Inati i tmerrshëm i Ramës për t’iu mbyllur gojën atyre që protestojnë arrin deri në arrestim të banorëve që protestuan paqësisht . Rama është i gatshëm të urdhërojë arrestimin jo vetëm të burrave e djemve të familjeve që protestojnë por dhe gratë, vajzat e fëmijët edhe pse ata nuk kërkojnë asgjë më tepër se të drejtat e tyre”.

 

Intervistoi : Albina Elezi

 

1-Vetëm pak ditë më parë Këshilli Evropian refuzoi hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Cilat mendoni si ishin shkaqet e këtij vendimi dhe sa besoni se ndikuam ne në vendimin negative për fqinjin tonë?

 

Së pari  mendoj që arsyen për mosdhënien e nje drite jeshile për hapjen e negociatave me Shqipërinë e bën shumë të qartë vete presidenti Marcon, Gjermania nëpërmjet nëntë kushteve që meritoi në parlamentin gjerman, por edhe vendet e tjera si Hollanda, Danimarka dhe Finlanda. Nëse dëgjojmë deklaratat që vijnë nga krerët e këtyre shteteve gjejmë aty edhe arsyet: Krimi i organizuar dhe mbrotja e tij nga ana e qeverisë; Për Francën ndër të tjera azilkërkimi dhe emigrantët; Mungesa e ndarjes së pushteteve në Shqipëri; Korrupsioni; Mungesa e shtetit të së drejtës etj. Ndërkohë që nga Gjermania këto arsye u zgjeruan dhe u përkthyen në 9 kushte të shoqëruara me një gjysmë “Po” që do të mbante gjallë prespektivën evropiane për shqiptarët. Normalisht që për ne do të kishte qënë shumë më mirë nëse samiti do të kishte ndjekur propozimin e Gjermanisë. Po me kushte jo vetëm do të mbante të ndezur shpresën për integrim, po në të njejtën kohë do të vendoste të gjithë institucionet tona nën një monitorim të vazhdueshëm. Shqipëria nuk arriti ta bindë Samitin për një Po dhe përgjegjësinë për këtë duhet  ta kërkojmë brenda vendit dhe mbi të gjitha tek Kryeministri dhe qeverisja e dështuar që ai po i bën vendit.  Megjithatë, ajo që mendoj është se asnjëherë nuk është vonë nëse do të ketë vullnet politik, reflektim dhe përgjegjshmëri nga palët, padyshim që jemi në kohë ti tregojmë kancelarive të Evropës se jemi të aftë të reformojmë veten dhe gati për nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian.

Presidentit Macron u shpreh se për Maqedoninë e Veriut pati një shumicë të dukshme në Samit për të hapur negociatat, ndërsa për vendin tonë një pjesë e konsiderueshme e vendeve ishte kundër. Po sipas tij, ndarja e këtyre dy vendeve mund të sillte një konflikt brenda rajonit. Në këtë aspekt mendoj se për Maqedoninë e Veriut ka patur ndikim qëndrimi i Samitit ndaj Shqipërisë, por pavarësisht keqardhjes për sakrificat e jashtëzakonshme që kanë bërë fqinjët tanë për hapjen e negociatave vendimi për të mos i ndarë dy vendet tona ishte i drejtë. Nga ana tjetër duket se në shtetin fqinj mazhoranca është shumë më reflektuese sesa në vendin tonë. Ata mbajtën përgjegjësi maksimale, Kryeministri Zaev dha dorëheqien dhe vendi shkon drejt zgjedhjeve të parakohëshme. Kur nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova marrim këto sinjale shumë pozitive mbi zgjedhjet e parakohëshme dhe vendosjen e standarteve të reja demokratike, pse është kaq e vështirë për KM Rama?

2-Nga ana e tij Kryeministri Rama ka shprehur se BE është fajtore për vendimin që mori mbi Shqipërinë duke theksuar se Brukseli ka një sërë problematikash në hallkat e brendshme. Si e cilësoni këtë qëndrimi të kryeministrit?

 

Gjykimi im ështe se Rama në të gjithë karrierën e tij politike ka treguar se për çdo dështim të tijin personal ka gjetur fajtor të tjerë ndaj nuk habitem që edhe këtë herë gjen fajtorë për të justifikuar veten e për tu mbajtur lidhur fort pas karrikes. Pritej që të bënte fajtore opozitën, por ai shkoi deri në pikën e fajësimit të komunitetit ndërkombëtar, madje e degjova të shprehej : “po shumë mirë ata që ikin atje sepse fajin e ka Franca  që ka proçedurë të zgjatur të refuzimit të azilit, se ata të mbajnë një vit e të paguajnë edhe të ardhura gjatë kohës që pret vendimin”. Pra, për çdo gabim të Ramës fajin e ka dikush tjetër.

Në gjykimin tim është në cdo rast gabim të kërkojmë “fajin” tek komuniteti  ndërkombëtar pasi gjatë viteve ata kanë treguar që mbështesin një prespektive të qartë të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, por BE është ndërtuar në bazë të standardeve dhe përtej problemeve të brendshme që mund të këtë, shtetet kandidate duhet ti arrijnë këto standarte përpara se të jenë pjesë me të drejta të plota në komunitetin e tyre. Nëse ne aspirojmë të kemi te njëjtat të drejta si shtetasit evropian padyshim qe duhet të ndajmë dhe të njëtat detyrime. BE nuk mund të tolerojë qe ne të mbartim tek ta probleme si : emigrimi masiv, korrupsioni, apo krimi i organizuar. Mos realizimi i kritereve të vendosura për celjen e bisedimeve është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e qeverisjes në Shqipëri. Nese BE do të kishte artikuluar se : “ne nuk i hapim negociatat se nuk jeni pjesë e vizionit tonë” atëherë po do qëndronte argumenti i Kryeministrit. Por, për sa kohë nga shtetet kryesore artikulohen probleme të vendit tonë kjo do të thotë se faji është i yni e menjëherë duhet të angazhohemi për ta përmirësuar situatën. Ajo çka do të duhej të bënte Rama në këto moment është dhënia e dorëheqjes, por fatkeqsisht ai nuk karakterizohet nga përgjegjshmëria apo dashamirësia për Shqipërinë.

 

3-Ndërkaq ministri i jashtëm Cakaj pohoi se as ai dhe as kryeministri nuk iu kanë premtuar qytetarëve shqiptare çeljen e negociatave në BE. Ç’mund të thoni lidhur me këtë deklaratë?

 

Unë kam  bërë një koment mbi deklaratën e asaj ditë të bërë nga Cakaj ku kam theksuar se çfarëdo lloj standardi të kishte Shqipëria me atë nivel të dobët diplomacie që dëshmoi gjatë konferencës së shtypit, do të ishte shumë e vështirë të pranoheshim apo të kishim raporte të mira më shtetet e tjera. Përtej nivelit që u tregua, është fëmijënore dhe qesharake të thuash se : “Unë nuk largohem nga një vend sepse nuk kam premtuar të bëj një punë kaq madhore dhe të rëndësishme për Shqipërinë”.  Nuk dua të përsëris premtimet e mëparshme që ka bërë Rama, po qëndroj tek fakti së në 2018-ën degjuam Ramën teksa deklaronte : “Mbas 48 orësh me “luftra”ne arritëm të merrnim një datë për çeljen e negociatave”.  Si e kanë justifikuar këtë deklaratë? Apo si shkarje nga ana e kryeministrit?

Prandaj nuk duhen trajtuar seriozisht as deklaratat e Z. Cakaj se kushedi nesër del ndokush tjetër nga oborri i Ramës dhe na thotë se e kemi kuptuar gabim.

4-Projekti i Unazës së Re vazhdon të jetë ndër më problematikët e të diskutuarit në vend. Pas banorëve të zonës së Astirit problematikat janë krijuar edhe në Shkozë. Si e gjykoni këtë situatë?

Unë dhe koleget e mi kemi qënë pranë familjeve qe preken nga projekte të ndryshme të Rilindjes,jo vetëm në Tiranë por në të gjithë Shqipërinë. Tiranë është më e prekshme dhe problemet kanë qënë më të mëdha, më të dukshme, por në të gjithë cepat e Shqipërisë dalin projekte korruptive pasojat e të cilave i vuajne qytetarët. Jo vetëm humbasin  të ardhura nga taksa që duhet të viheshin në funksion të tyre por edhe vuajnë pasojat e prishjeve te bizneseve apo të pronave të tyre. Është e paimagjinueshme që këto ngjarje të ndodhin në një shtet që ka pritshmëri për t’u bërë  pjesë e Bashkimit Europian. Këto vijnë si pasojë e makutrisë së Edi Ramës për të përfituar nga çdo qindarkë e djersës së qytetarëve shqiptarë. PPP-të  që shembin shtëpitë janë të gjitha korruptive por fitimi i Ramës është i shumëanshëm, ai fiton nga buxheti i shtetit. Dje ishte një artikull i Kontrollit të Lartë të Shtetit që tregonte sesa abuzive janë PPP-të dhe sesi po dërrmojnë buxhetin e shtetit. Fiton duke prishur  pa dëmshperblim pronat e shqiptarëve e duke ndërtuar pronat që në fund do të ngelen në emer të tij apo të oborrtarëve që ai drejton. Kjo është e papranueshme dhe opozita ka qenë e qartë në vendosjen krah banoreve dhe e bindur mbi të gjitha për ta ndjekur deri në fund çdo proçes në të gjitha format përfshirë ato ligjore por dhe në angazhimet që ne do të kemi neser kur të jemi duke qeverisur vendin për të zhdukur gabimet që janë bërë përpara nesh. Në rastin e Unazës së Re inati i tmerrshëm i Ramës për t’iu mbyllur gojën atyre që protestojnë arrin deri në arrestimin e banorëve që protestojnë paqësisht.

 

 

 

5-Të kthehemi pak te situata politike në vend. Opozita e bashkuar ka tashmë një platform për zgjidhjen e krizës por duekt se kryeministri nuk ka ndërmend të lëvizë nga pozicionet e tij të ngurta. Si do procedohet më tej, çfarë pritet nga opozita në vazhdim?

 

Zgjidhja është shume e qartë dhe është në tryezën e çdo aktori të politikës por edhe të çdo shqiptari. Zgjidhjen e gjejmë në rezolutën me 9 kushte të Bundestagut Gjerman të cilat do të duhet të shërbejnë si udhërrëfyes të daljes nga kriza. Do e konsideroja si një plan shpëtimi për të dalë nga kriza ,por në të njëjtën kohë përmbushja e kushteve do i hapte rrugën edhe ndërtimit të një shteti me institucione të forta e që zbaton ligjet. Opozita është e gatshme për të marrë përgjegjesitë e saj dhe për t’u vetë ofruar për gjetjen e zgjidhjeve, ku e vetmja ngjarje që realisht do të ndihmonte  do të ishte mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme me standarte si e kërkon Europa, SHBA e gjithashtu OSBE-ja me raportin që ka bërë. Zgjedhje të cilat do të lexonin e reflektonin vullnetin e qytetarëve. Zgjedhje mbi të gjitha që nuk vidhen, nuk kompromentohen, ku qytetarët nuk do të ndihen të kërcënuar nga krimi i organizuar. Mbajtja e zgjedhjeve me standarde do të prodhonte një parlament, qeveri apo të zgjedhur lokal të përgjegjshëm që do të ishin në gjendje të jepnin llogari përballë votuesve të tyre. Ndaj ne jemi investuar në këtë aspekt. Mesazhet janë dhënë të qarta, bashkëpunimi me faktorët ndërkombëtarë në këto momente është më i fortë se asnjëherë më parë. Mbi të gjitha me suportin e Bashkimit Europian por dhe të SHBA-se jemi të bindur se do të arrijmë që të shkojmë drejt një zgjidhjeje.

 

 6- Po lidhur me sistemin zgjedhor, a ka LSI një propozim konkret?

LSI ka qënë gjithmonë e qartë , ndoshta partia më e artikuluar sa i takon reformës zgjedhore. Duke sjelle në vëmendje të lexuesve tuaj se LSI-ja ka qënë ajo parti që udhëhoqi  protestën e vitit 2008 kundër ndryshimeve kushtetuese qe u bënë në atë kohë. Madje  një greve urie që u mbajt në parlament , një protestë e cila u mbajt për një kohë të gjatë dhe ja ku jemi sot vite pas dhe problemi kryesor me të cilët ne ndeshemi është mungesa e balancës së pushteteve. Problemet që artikulohen sot mbi sistemin zgjedhor janë të gjitha të paralajmëruara nga ne që në 2008-ën. LSI ka mbajtur gjithnjë të njëjtin qëndrim përsa i përket nevojës për të pasur ndryshime thelbesorë që sigurojnë balancimin e pushteteve, dhe rikthimin e fuqisë zgjedhëse tek sovrani. Nga ana tjetër sa i takon sistemit zgjedhor LSI  përherë ka folur për të patur më tepër demokraci në përzgjedhjen e kandidatëve dhe nga ana tjetër ajo që këmi theksuar është se; ne mund të kemi sistemin zgjedhor me të realizuar në të gjithë botë, por nëse ne nuk do të garantojmë që shqiptarët nuk do të kërcënohen nga krimi i organizuar apo nga pushteti, që shqiptarëve nuk do t’u blihet vota si rrjedhojë e varfërisë në të cilën gjenden  dhe nese ata nuk do të lejohen që me vullnet të lirë të aksesojnë qendrat e votimit për të votuar, asnjë sistem nuk do të jetë i suksesshëm.

Zgjidhje për këto probleme ka dhënë edhe OSBE-ODHIR nëpërmjet rekomandimeve qe ka bërë,  por ne njëkohësisht jemi duke punuar së bashku me faktorë të tjerë të opozitës në lidhje me propozimet tona mbi reformën zgjedhore. Ku qëllimi nuk është gjetja e një marrëveshje mes pak individëve por dhënie e zgjidhjeve afatgjata për Shqipërinë. Për ne është e rëndësishmë që procesi të jetë transparent dhe në marrjen e vendimeve të kontribuojnë të gjithë aktorët e përfshire, shoqëria civile dhe pse jo qytetarët drejtëpërdrejtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here