I dënuar 15 vjet burg në Itali, fshihej në Fier, arrestohet…

0
111

Lokalizohet, kapet dhe ndalohet një shtetas shqiptar, i dënuar me 15 vite e 5 muaj burg nga drejtësia italiane, për veprat penale të “Skllavërisë dhe shfrytëzimit të prostitucionit”.

“Operacioni u zhvillua gjatë natës, në fshatin Radostinë Vadhizë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ja njoftimi i plotë i Policisë:

Fier

Operacion për kapjen e personave shumë të kërkuar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Lokalizohet, kapet dhe ndalohet një shtetas shqiptar, i dënuar me 15 vite e 5 muaj burg nga drejtësia italiane, për veprat penale të “Skllavërisë dhe shfrytëzimit të prostitucionit”.

Operacioni u zhvillua gjatë natës, në fshatin Radostinë Vadhizë, ku falë një pune të mirëorganizuar hetimore dhe informacioneve të marra në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

•Renard (Krenar) Dashi, 46 vjeç, banues në Radostinë Vadhizë, Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Autoritetet Gjyqësore të Milanos Itali e kanë dënuar me 15 vjet e 5 muaj burg për veprat penale të “Skllavërisë dhe shfrytëzimit të prostitucionit”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here