Arrestohen 28 vjeçarët në Itali, kapen me 50 mijë euro kokainë

0
141

Dy 28-vjeçarë shqiptarë, që banonin në provincën e Komos u arrestuan në shtëpinë e tyre, nën akuzën e trafikimit të drogës.

Kontrollet e policisë evidentuan ekzistencën e një trafiku të madh të lëndës narkotike, në veçanti të kokainës.

Gjatë veprimtarisë, u dokumentuan dhe u vërtetuan momente të ndryshme të tregtimit të drogës, ku bëhej fjalë për të paktën 10 transferime, veçanërisht në zonën e Como.

Gjithashtu pritej të tregtohej rreth gjysmë kilogrami kokainë, vlera e së cilës shkonte deri në 50 mijë euro.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here