Hollande: Siria mund të përfshijë në konflikt të armatosur Rusinë dhe Turqinë

0
191

Konflikti i Sirisë mund të sjellë përfshijë Turqinë dhe Rusinë në një konflikt të armatosur, në gjykimin e Presidentit Fransua Hollande.

Në një intervistë të dhënë, Hollande argmenton se rreziku që Ankaraja dhe Kremlini të nisin një luftë është shumë i madh, pasi mes tyre ka përplasje interesash. Ai shtoi se ndërkombëtarët duhet të bashkëpunojnë për të ulur tensionin që ka përfshirë dy qeveritë, pasi situate mund të përshkallëzohet.

Sipas Hollande, palët duhet që të negociojnë sa më parë dhe të ndalin bobmardimet, në mënyrë që qytetarët e ndodhur në kushte të vështira në Siri të marrin ndihma ushqimore dhe medikamente.

Marrëdhëniet diplomatike Rusisë dhe Turqisë u acaruan së tepërmi pas rrëzimit të një avioni rus nga forcat ajrore turke. Përfaqësuesit më të lartë të dy qeverive kanë shkëmbyer akuza të shpeshta gjatë muajve të fundit si dhe kanë ndërprerë cdo kontakt mes tyre. Kremlini ka dekluar gjithashtu se Rusia do të anulojë dhjetëra projekte ekonomike që lidhen me Turqinë.

Fuqitë ndërkombëtare janë munduar që të ndërmjetësojnë mes palëve, por duket se mundësia e rivendosjes së marëdhënieve diplomatike është shumë e ulët.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here