FOTO/ E frikshme! 9 vjeçari dyshohet se vrau pesë anëtarët e familjes së tij, rrëfehet nëna e tij pas tragjedisë…

0
123

Një djalë nëntë vjeç është ngarkuar me pesë akuza për vrasje të shkallës së parë, pas vdekjes së pesë anëtarëve të familjes së tij.

Në një seancë dëgjimore në Gjykatën e Qarkut në Ëoodford, SHBA, prokurorët thanë se Kyle Alëood nga Illinois i kishte vënë me qëllim flakën shtëpisë ku jetonte familja, duke rezultuar në vdekjen e shumicës së familjes së tij të ngushtë.

Raportohet se Alëood ishte në lot ndërsa u shoqërua në sallën e gjyqit nga gjyshi i tij, transmeton Gazeta Express. Zjarri në shtëpi la të vdekur vëllain dhe motrën e Alëood, Ariel një vjeç dhe Daemeon dy vjeç – si dhe kushëririn e tij dy vjeç, Rose Alëood.

 

Prokurorët thanë se shumica e viktimave ishin në gjumë kur shtëpia mori flakë në prill të këtij viti. Siç raportohet nga CBS Neës, nëna e Alëood, Katrina Alëood, kishte qenë në shtëpi gjatë kohës së zjarrit por ia kishte dalë të shpëtonte.

Katrina tha për CBS Neës: “Qëndrova te dritarja dhe u thashë fëmijëve të mi se më vjen keq që nuk mund t’i shpëtoja, mami ishte këtu dhe unë i doja ata. E dini, kështu, të paktën shpresoj se ata e dëgjuan këtë. I thashë Jasonit se e dua… Dhe më pas diçka më tha se ata kishin shkuar. Nuk e di se çfarë është më keq. Ta dëgjoja atë (Jasonin) duke bërtitur apo kur ndaloi”.

Edhe pse Katrina beson se djali i saj duhet të ndëshkohet për krimet e supozuara, ajo gjithashtu tha se familja ka vuajtur mjaft dhe djali i saj meriton edhe një shans të dytë.

Sipas CBS Neës, Katrina tha: “Të gjithë po e shikojnë atë sikur të ishte një lloj përbindëshi, por nuk është. Njerëzit bëjnë gabime. Po, ishte një tragjedi e tmerrshme, por kjo nuk do të thotë se duhet t’ia rrënojmë jetën”.

Katrina tha se Alëood kohët e fundit u diagnostikua me një lloj skizofrenie, çrregullim të deficitit të vëmendjes dhe çrregullim bipolar.

standard.al

https://www.thesun.co.uk/news/10187779/boy-illinois-chicago-fire-family-accused-arson/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here