Gazetarja: Gjyshja shqiptare shkoi në Siri për nipin dhe mbesën, është në kamp, babai i fëmijëve u vra….

0
118

Të shumta janë historitë e shqiptarëve që kanë luftuar për ISIS, edhe pse pak dihet për ta. Gazetarja Fatjona Mejdini këtë të hënë në emisionin Opinion ka treguar historinë e familjes Dumani, që u përfshi në luftën e ISIS në Siri.

Sipas saj babai shkoi të luftonte dhe mori me vete dy fëmijët. Ai kërkonte edhe bashkëshorten e tij që të shkonte aty, por kjo e fundit refuzonte. Për të mos lënë vetëm dy fëmijët e mitur në një zonë lufte, në Siri shkoi edhe gjyshja e tyre.

Një vit më vonë, babai i tyre u vra në luftë. Sot e kësaj dite, dy fëmijët ndodhen në kamp në veri të Sirisë së bashku me gjyshen e tyre.

Fatjon Mejdini: Gjyshja ka qëndruar me fëmijët duke sakrifikuar praktikisht jetën e vetë. Sot është në kamp me fëmijët në Al-Hol. Shkoi për mos t’i lënë fëmijët aty. Është shumë e moshuar dhe është në gjendje të vështirë edhe shëndetësore. Sepse mund ta imagjinojmë çfarë kushtesh janë ata dhe po qëndron aty vetëm për të mos i lënë fëmijët jetimë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here