Një pyetje që nuk e mbajmë dot për vete: Ku janë sot Romana e Donaldi?!

0
154

 

Ishin dhe ndoshta do mbeten për disa kohë dyshja më e komentuar diplomatike e akredituar në Tiranë. Ish-ambasadori i SHBA-ve Donald Lu dhe ish-kryetarja e delegacionit të BE-së në Tiranë Romana Vlahutin qëndruan në Shqipëri për më shumë se tre vite dhe e gjithë kjo kohë përkoi me një ndër reformat më të rëndësishme që po ndërmerrte vendi në atë kohë, reformën në drejtësi.

Folën, komentuan, presionuan me letra e drejtpërdrejtë e madje shkuan deri në urdhërim për votimin e një reforme që do sillte sipas tyre rezultate të shkëlqyera për Shqipërinë në hapat e saj drejt integrimit.

Mbështetën në vazhdim të gjitha hapat antiligjorë të mazhorancës, që nga votimiti 7 ligjeve pa konsensusin e opozitës e deir te heshtja për të gjitha problematikat me emrat e rinj të krerëve të institicioneve të reja.

Po sot ku janë Lu e Vlahutin? Morëm një “Jo” të radhës nga Bashkimi Evropian, një “jo” që vret shpresat e shqiptarëve dhe që ndëshkon vendin padrejtësisht. Qartazi BE përmes Holandës, Francës e Danimarkës na tha se nuk kemi plotësuar disa kushte, sic janë azilkërkuesit, lufta ndaj krimit e drogës

Dhe pyetja që lind: Po Lu e Vlahutin ku janë sot? Sigurisht secili në hesap të vet, njëri në Uzbekistan si ambasador e tjetra që gjeti vend në një nga zyrat pranë Mogherinit. Dhe madje as ndoshta nuk e kanë ndjekur vendimin e sotëm të BE për Shqipërinë. E në fakt aq i vlen, as janë shqiptarë dhe as nuk kanë ndonjë ndjeshmëri për të ardhmen e këtij vendi.

E megjithatë së bashku me Ramën e qeverinë, edhe ato janë po aq përgjegjës për këtë “Jo” të radhës nga Brukseli. Mbështetën një reforme që po shkonte drejt kapjes së institucioneve, një reformë e cila sot ka po pjell një drejtë të vdekur ende pa lindur. Ata heshtën për shumë çështje që do ngrinin në alarm çdo vend demokratik e ndërsa i dolën në krah qeverisë në të shumtën e qëndrimeve të tyre.

Edhge kur vendi vuajti kanabizimin, emigracionin masiv, kriminalizimin e politikës dhe administratës, ambsadorja Vlahutin ka qenë gjithnjë në krah të qeverisë duke heshtur e mos ngritur zërin si përfaqësuese e BE-së në Tiranë për këto problematika që përfshihen në kushtet e Brukselit.

Dhe nga ajo që u mboll dje, padyshim sot rezultati nuk mund të kishte tjetër përfundim: DËSHTIMIN!

SHENIM NGA: STANDARD.AL

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here