Basha, Ramës: Paraqiten si patriotë të mëdhenj dhe e lënë mjekrën si Ismail Qemali

0
119

Kreu i Opozitës, Lulzim Basha ka ironizuar kryeministrin Edi Rama lidhur me look-un e tij të ri.

Në një bashkëbisedim me gazetarët ku kryefjalë ishte vendimi negativ i Këshillit Europian për moshapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, kryetari i PD shigjetoi kreun e qeverisë duke u shprehur: “Këta që paraqiten si patriotë të mëdhenj dhe e lënë mjekrën si Ismail Qemali”.

“Dy në 10 familje ushqehen me lista. 70 % e shqiptarëve harxhojnë paratë për bukë, nivele afrikane mjerimi. Pse ndodhin të gjitha këto? Këta që paraqiten si patriotë të mëdhenj dhe e lënë mjekrën si Ismail Qemali.

Ne do dalim nga kjo krizë, por është fillimi i fundit të kësaj sëmundje të tmerrshme, që për pak do e shkatërronte vendin. Kjo e ardhme tashmë është në duart tona dhe kërkon që të besojmë se e nesërmja do të jetë dhe mund të jetë ndryshe. Pasi ky vend është i talentuar dhe me vende të jashtëzakonshme. Këtu e vetmja e keqe është kapja e pushteteve”, u shpreh ndër të tjera Lulzim Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here