Serbia ‘hakmerret’ ndaj Kosovës! Bllokon mallrat, më pas…

0
121

Dy muajt e fundit të këtij vit kanë shënuar zero eksport të Kosova në drejtim të Serbisë. Nga rreth 60 milionë euro sa Kosova ka eksportuar në vende të ndryshme gjatë gushtit e shtatorit të këtij viti asnjë nuk ka shkuar për shtetin fqinj.

Kosovë- Vendosja e taksës 100 për qind nga ana e Kosovës për mallrat e Serbisë dhe Bosnja e Hercegovinës po vazhdon të sjell humbje të treguar. Por, kjo taksë ka bërë që edhe Kosova të humb tregun e eksportit që kishte ndaj shtetit serb.   Dy muajt e fundit të këtij vit kanë shënuar zero eksport të Kosova në drejtim të Serbisë. Nga rreth 60 milionë euro sa Kosova ka eksportuar në vende të ndryshme gjatë gushtit e shtatorit të këtij viti asnjë nuk ka shkuar për shtetin fqinj.

Më 21 nëntor të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që të vendos taksë prej 100 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës. Qeveria këtë vendim e kishte marrë si kundërpërgjigje ndaj Serbisë për shkak të propagandës së saj të vazhdueshme kundër Kosovës.

Kosova nga Serbia brenda një viti, së paku zyrtarisht, importon mallra në vlerë 400 milionë euro, por eksporton vetëm rreth 40 milionë euro për në serbi.

Mirëpo, mallrat e Kosovës gjatë muajit gusht dhe shtator të këtij viti fare nuk kanë arritur të hyn në Serbi.

Nga rreth 60 milionë euro sa Kosova ka eksportuar në vende të ndryshme gjatë gushtit e shtatorit të këtij viti  asnjë nuk ka shkuar për shtetin fqinj.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës të bërë publike ditë me parë, Kosova ka eksportuar në 60 shtetet të botës, por jo edhe në Serbi.

Në këto të dhëna thuhet gjithashtu se gjatë gushtit dhe shtatorit të 2019-ës Kosova ka eksportuar produkte në vlerë saktësisht 59 milionë e 387 mijë e 738 euro në rreth 60 shtete të botës.

“Në të dhënat e Doganës së Kosovës thuhet se Kosova ka eksportuar në rreth 60 vendet të botës duke filluar nga ato të rajonit  si Shqipëri, Maqedoninë e Veriut , Mali i Zi e shtete tjera evropiane e deri në SHBA, Arabi Saudite e Australi”.

Kurse  sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës gjatë gushtit të këtij viti eksporti është rritur për 4.7%.

“Eksporti i mallrave në muajin gusht 2019 kishte vlerën 31.9 milionë Euro, ndërsa importi 311.8 milionë Euro, që është një rritje prej 4.7% për eksport dhe një rritje prej 1.6% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018”, thuhet në të dhënat e ASK-së.

Në të njëjtin publikim thuhet se drejt vendeve të BE-së, eksportet e Kosovës kanë arritur në 9.1 milionë euro.

“Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 9.1 milionë Euro, ose rreth 28.6% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-13.3%). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (7.7%), Britani e Madhe (3.6%), Holanda (3.4%), etj. Në muajin gusht 2019, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 13.8 milionë Euro, ose 43.3% të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-10.4%). Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (18.5%), Maqedonia (9.9%), Serbia (8.5%), dhe Mali i Zi (4.5%).Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 8.9 milionë Euro, ose 28.1%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: India (15.4%) dhe Zvicra (8.2%).”

Ndërsa produktet që më së shumti eksporton vendi ynë janë metalet dhe artikujt prej tyre.

“Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 34.1% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12.7% të eksporteve e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 12.5% të eksporteve e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 10.9% të eksporteve e përbëjnë prodhimet bimore; 7.9% të eksporteve e përbëjnë prodhimet minerale; 5.8% të eksporteve e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 3.5% të eksporteve e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, etj.”

Ndryshe vitin që lamë pas Kosova ka shënuar rritje të eksportit.

Gjatë 2018-ës shteti ynë ka eksportuar produkte në vlerë mbi 300 milionë euro në krahasim me vitin 2017 ku kishte eksportuar produkte në vlerë 289 milionë euro. Sipas këtyre të dhënave eksporti ka shënuar rritje për 4.2 për qind.

Më 6 nëntor të vitit të kaluar kryeministri Ramush Haradinaj vendosi taksë 10 për qind për produktet e importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovinë ndërsa më 21 nëntor këtë taksë e rriti në 100 për qind.

Qeveria këtë vendim e kishte marrë si kundërpërgjigje ndaj Serbisë për shkak të propagandës së saj të vazhdueshme kundër Kosovës.

Kosova nga Serbia brenda një viti, së paku zyrtarisht, importon mallra në vlerë 400 milionë euro, por eksporton vetëm rreth 40 milionë euro për në serbi.

Që nga vendosja e taksës ndaj mallrave serbe është bllokuar edhe dialogu Kosovë-Serbi, pasi që pala serbe po e kushtëzon vazhdimin e dialogut me heqjen ose pezullimin e taksës mirëpo, qeveria e Kosovës po vazhdon të këmbëngulë se taksa do të hiqet vetëm kur Serbia e Bonja të njohin pavarësinë e Kosovës.

Shfuqizim apo pezullim të taksës ka kërkuar edhe Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë që të vazhdohet dialogu Kosovë-Serbi.

Marrë nga Monitor.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here