“Nastradini shqiptar vazhdon të bërtasë”, Spaho: Europa nuk e pranon krijesën “e reformuar” të Ramës

0
106

Pas “Jo”-së publike që Shqipëria mori sot nga Franca dhe presidenti i saj Emmanuel Macron, vjen reagimi nga nënkryetari i PD, Edmond Spaho.

Përmes një postimi në Facebook, Spaho teksa e quan kryeministrin Rama “Nastradini shqiptar”, shprehet se, Frannca dhe Europa nuk mund të pranojë në gjirin e saj Shqipërinë e Edi Ramës, që i dërgon më shumë azilantë se Siria që prej vitesh është në luftë.

“Nastradini shqiptar vazhdon të bërtasë që i kemi plotësuar kushtet, që nuk na pranojnë sepse Europa ka probleme të brëndshme, që Franca do humbë po nuk na hapën negociatat.

Është si në një bombardim të autokolonës, mashtron i papërgjegjshmi, bombardohet autokolona por e pëson edhe ndonjë kopësht fëmijësh.

Kopështi i fëmijëve është i papërgjegjshmi “i pafajshëm”, i cili gjithmonë dëmtohet për faj të të tjerëve, sepse Europa nuk është e gatshme të pranojë krijesën “e reformuar” të Ramës, e cila i çon Francës refugjatë më shumë se Siria”, shkruan Spaho.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here