Projekti “Drejt lirisë”/ Përurohet muzeu virtual, Basha: Enver Hoxha valëvitet mbi kokat e Ramës dhe Metës

0
149

Erneta Shevroja

 Ceremoni në përkujtim të viktimave të komunizmit, projekt ku përfshihen personazhe pa dallime politike

basha ne pekujtim te viktimaveKryetari i Bashkisë së Tiranës, njëherësh dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përuroi dje në mbrëmje muzeun virtual përmes një aktiviteti ku u përkujtuan viktimat e komunizmit. Aktiviteti, i quajtur “Drejt lirisë”, u organizua në nder të të rënëve për lirinë e mendimit, fesë, lëvizjes. Po në këtë aktivitet, kreu i PD-së, Lulzim Basha, kujtoi shfaqjen e portretit të Enver Hoxhës në ceremoninë e Kryeministrit Rama me rastin e 70-vjetorit të çlirimit të Tiranës nga ushtria nazifashiste.

 

Basha për portretin e Hoxhës

Në aktivitetin në sheshin “Skënderbej”, ku u përkujtuan disa prej viktimave të komunizmit, me emra dhe me portrete, kreu i Bashkisë së Tiranës kujtoi edhe ngjarjen e 17 nëntorit, ku gjatë një ceremonie përkujtimi nga qeveria u shfaq portreti i Enver Hoxhës. Basha tha se prej një viti është ringjallur figura e “gjakatarit Rama-Hoxha”. Fotot e diktatorit u valëvitën mbi kokat e Kryeministrit Rama dhe kreut të Kuvendit Meta. Këtë Basha e cilëson si përdhosjen më të madhe që iu bë gjakut të mijëra të rënëve të këtij vendi në luftën për liri. “Prej një viti ne përballemi me ringjalljen e gjakatarit Rama – Hoxha. Fotot e tij valëviten mbi kokat e Ramës dhe Metës, të krerëve të një vendi kandidat për në BE. Kjo është përdhosja më e madhe që i bëhet gjakut të mijëra bijve të këtij vendi, të atyre mijërave intelektualëve, klerikëve, të rinjve që u vranë dhe internuan se donin lirinë, është fyerja dhe provokimi që u bëhet gjithë shqiptarëve”, – theksoi kryeopozitari.

 

Mesazhi

Projekti që u prezantua dje “Drejt lirisë” do të nisë më 8 dhjetor të këtij viti dhe do të përfundojë në të njëjtën datë të viti që vjen, 8 dhjetor 2015, kur është edhe 25-vjetori i krijimit të Partisë Demokratike. Në një ekran gjigant të ngritur në qendër të sheshit u pasqyruan emrat dhe fotografitë e intelektualëve dhe njerëzve të shquar që u pushkatuan dhe burgosën që nga viti 1944 deri në 1990. Ky projekt, sipas Bashës, do të përfshijë personazhe pa dallime politike, sepse ai përcjell mesazhe frymëzuese për lirinë. “Ne kemi folur dhe flasim për dhunën, për luftën e klasave, për izolimin, për shtypjen e represionin dhe krimet e komunizmit, kemi folur për viktima dhe sërish do të flasim, por sistemi si ideologji, i tillë ka qenë dhe i tillë është akoma aty ku jeton dhe i tillë do të jetë nëse për fatkeqësinë e njerëzimit do të kthehej”, – u shpreh kreu i PD-së. Ndërsa sfida me e madhe e shoqërisë shqiptare, tha Basha, është pikërisht përballja me kohën e errët dhe të izoluar të diktaturës. “Ja pse ngjarja e madhe që na vjen nga ajo kohë është përballja”, – nënvizoi Basha. Ndërkohë një qëndrim mjaft kritik ndaj shfaqjes së fotove të diktatorit Enver Hoxha mbajti edhe kryetari i shoqatës “Vatra”. Në një takim ne kreun e Bashkisë së Tiranës, kryetari i “Vatrës”, Gjon Buçaj, u shpreh se shfaqja e fotove të diktatorit Hoxha është përdhosja e gjakut të mijëra viktimave të komunizmit. Ai ka shprehur shqetësimin lidhur me përpjekjet për rehabilitimin e figurës së diktatorit Hoxha.

Të dhëna për viktimat e komunizmit

-Sot pas 25 vjetësh, eshtrat e mbi 4500 të pushkatuarve nuk janë gjetur ende

-5.037 burra dhe gra u pushkatuan

-21.788 bura dhe 7.367 gra u burgosën

-48.217 burra dhe 10.792 gra u internuan

-11.536 familje u dëbuan nga qytetet kryesore

-64 shtetas të huaj u pushkatuan

-1.215 burra dhe 38 gra shtetas të huaj u burgosën

-95 shqiptarë nga Kosova u pushkatuan

-120 klerikë katolikë u burgosën ose ekzekutuan

-80 klerikë bektashian u burgosën ose ekzekutuan

-60 klerikë mysliman u burgosën ose ekzekutuan

-39 klerikë ortodoksë u burgosën ose ekzekutuan

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency