Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë “dënon ashpër” Borshardt: Do merren masat përkatëse disiplinore…

0
131

Këshilli Ambasadorëve Shqiptarë mbi reagimin e Kryetarit të Pranisë së OSBE-së në Shqipëri zotit Bernd Borchard

 

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dëshiron të sjellë në vëmendjen e opinionit publik Shqiptar dhe trupit Diplomatik në Tiranë, reagimin jashtë normave të etikës qytetare të Kryetarit të Pranisë së OSBE-së në Shqipëri Bernd Borchard, gjatë një grumbullimi paqësor të një grupi protestuesish, ndërsa ushtronin të drejtën e tyre përballë drejtorisë së Policisë së Tiranës në datë 13 Tetor.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, ndërsa tregon një respekt dhe nderim të veçantë për të gjithë diplomatët e akredituar në Shqipëri, kërkon prej secilit prej tyre të respektojë popullin Shqiptar, si të drejtën legjitime të çdo Shqiptari për të protestuar paqësisht.

Për shkak të funksioneve të tyre diplomatike, por edhe preferencave personale, Kryetarët e OSBE-së në Shqipëri, përfshirë edhe zotin Borchard, kanë qenë figura të njohura në jetën publike të vendit. Për ketë arsye, ata nuk mund të pretendojnë imunitet nga kritikat për aktivitetet ose qëndrimet e tyre politike, për të cilat ata janë dhe do të jenë vazhdimisht në syrin kritik të publikut.

Në këtë kuptim, reagimi i zotit Borchard ishte fyes, aspak etik dhe mbi të gjitha jo dinjitoz për një përfaqësues të lartë të OSBE-së, misioni i të cilit është të ndihmojë Shqipërinë të ndërtojë institucionet e saj demokratike dhe sundimin e shtetit ligjor.

Mungesa e respektit e reagimeve të tilla mund të cënojë reputacionin dhe besueshmerinë e organizatës në Shqipëri.

Ne mbesim besimplotë se sjellje të tilla të pa kujdesshme dhe jo profesionale të Kryetarit të Pranisë të OSBE-së në Shqipëri do të shqyrtohen me seriozitet nga zyrtarët më të lartë të Organizatës, nga Kryesia e Rradhës dhe nga Sekretariati i OSBE-së, si dhe do merren masat përkatëse disiplinore në linjë me rregullat, kodin e etikës dhe proçedurat e tjera për raste të tilla.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here