“Federali japonez” maska më e preferuar për karnavalet e Brazilit

0
142

 

1Brazili ka një hero të ri për karnavalet e këtij viti, me syze të zeza dhe një xhaketë të papërshkueshme nga plumbat, ai është “the japanese federal”, “Federali japonez”.

Agjenti i policisë federale, Newton Ishii, është shdërruar në një hit në mediat braziliane vitin e shkuar, pasi ishte një ndër shefat ekzekutivë dhe një nga politikanët më të famshëm të arrestuar në të gjithë vendin për shkak të skandaleve korruptive.

Ai u bë shumë i famshëm pas operacionit të policisë së quajtur “Operation Car Wash”, pas së cilit fshihej federali i lartë dhe akuzat për korrupsion në nivele marramendëse, deri në miliarda dollarë, lidhur me kompaninë shtetërore të naftës Petrobras.

Zyrtarisht duket se federali japonez do të jetë edhe fytyra e karnavaleve të këtij viti, pasi miliona maska janë hedhur aktualisht në treg, gati për karnavalet e muajit shkurt.
Sipas pronarit të fabrikës së prodhimit të maskave me bazë në Rio De janeiro, Olga Valles, kur bëhet fjalë për karnavale, brazilianët preferojnë heronjtë e deri tek banditët, ndaj dhe federali japonez pritet të jetë një nga maskat më të preferuara.

“Ne zakonisht fokusohemi tek heronjtë, tek ata që kanë bërë diçka të drejtë. Në këtë mënyrë ne i japim karnavaleve ngjyrime pozitive. Por mendoj se federali japonez do të jetë një sukses, ai është edhe tani i suksesshëm. Kur njerzit e shohin në letra, flasim me emocione. Kjo është e rëndësishme, kjo i përfshin njerëzisht, pavarësisht faktit nëse ai është një personazh i mirë apo i keq” tha Valles.

Olga thotë se pret që të shesë deri në 400 mijë maska të federalit japonez.

“Karnavalet sipas kalendarit kanë rënë shumë herët këtë vit, menjëherë pas Krishtlindjeve. Janë kanavalet më të shpejta në 10 vitet e fundit. Ndaj edhe për ne është më e vështirë për të proodhuar kaq shpejt dhe pët të furnizuar më pas dyqanet. Periudha kohore është shumë e shkurtër” tha Valles.

Karnavelet më të famshme në botë do të startojnë më 5 shkurt.

2 3

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency