Franca shtyn hapjen e negociatave për Shqipërinë…

0
107

Franca shtyn hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për vitin 2020. Në një lidhje të drejpërdrejtë nga Brukseli gazetarja e ABC News Erisa Zykaj sqaroi se vendimi i Francës për të mos hapur hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mbështetet në dy boshte, të cilat janë respektimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit.

“Sapo kam mundur të kontaktoj me burimet në France që më kanë vënë në dijeni me planin konkret të hapjes negociatave. Propozimi i Francës mbështetet në dy boshte sicc janë respektimi i shtetit të së drejtës dhe lufta ndaj korrupsionit”, tha gazetarja e ABC News në një lidhje direkte.

Franca mbêshtet kështu qëndrimin e Gjermanisë për kushtëzimin për Shqipërinë, por është më e avancuar dhe më kritike lidhur me problemet e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe progresin e bërë në reforma.
Për këtë, Franca konsideron se  hapja e negociatat e anëtarësimit shtyhet ne 2020 për të dyja vendet pasi të jenë përmbushur kushtet. 
abcnews.al
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here