Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri, aktivitet festiv me anëtarë dhe partnerë biznesi

0
119

Shoqata e Biznesit Grek në Shqipëri, Hellenic Business Associationof Albania, organizoinjë aktivitet festiv me më shumë se 150 anëtarë, partnerë biznesi dhe miq të shoqatës. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe Fortlumturia e tij Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Prof. Dr. Anastas Janullatos dhe përfaqësues të Ambasadës Greke në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse Presidenti i Bordit Drejtues të shoqatës dhe Drejtori i Përgjithshëm i AlphaBank Albania, z. Georgios Papanastasiou tha:“Greqia është një nga investitorët e huaj më të mëdhenj në Shqipëri dhe gjithashtu një partner i rëndësishëm për sa i përket tregtisë së mallrave. Sot operojnë në Shqipëri më shumë se 650 biznese Greke dhe Greko-Shqiptare të cilat punësojnë afërsisht 15% të forcës punëtore të vendit në sektorë shumë të rëndësishëm si ndërtim, energji, tregti, reklamim dhe komunikim,sistem bankar dhe financiar, arsim dhe shërbime të tjera.”

E themeluar që në vitin 2003, Shoqata Greke e Biznesit në Shqipëri ka pasurobjektiv kryesorzhvillimin ekonomik si dhe përforcimine marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here