Prestigjozja “The Times”: Ish-drejtuesi i protestave studentore, fitues i zgjedhjeve në Kosovë!!!

0
127

Presitigjozia britanike “The Times” i ka kushtuar një artikull zgjedhjeve të përkohshme parlamentare që u mbajtën dje në Kosovë.

Në qendër të artikullit është Albin Kurti, lideri i Vetëvendosjes, subjekti politik i së cilit doli mbrëmë fitues.

“Një ish-drejtues i protestës së studentëve ka fituar zgjedhjet në Kosovë pasi kryeministri në detyrë u thirr nga prokurorët në Hagë, duke hetuar akuzat për krime lufte”, shkruan gazeta britanike.

Times ka cituar një fjali të Albin Kurtit, gjatë fjalimit të mbajtur gjatë festës së organizuar nga LVV në sheshin Skenderbeu në Prishtinë.
“Albin Kurti, udhëheqësi i Vetëvendosjes, partia që mori pjesën më të madhe të votave në zgjedhjet parlamentare të djeshme, e quajti fitoren një “festë kombëtare”.

Turma të mëdha dolën në kryeqytetin e Prishtinës pasi rezultatet u konfirmuan.

“Ajo që ndodhi sot ishte një ndërhyrje nga njerëzit në skenën tonë politike për të parandaluar që drama e shtetit tonë të ketë një fund tragjik“, tha z. Kurti, 44 vjeç.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here