Hajdari revoltohet kundrejt kolegëve: “Mos rrini në kafe, ejani në Kuvend”…

0
120

Teksa ka nisur seanca në Kuvend, ku po diskutohet projektrezoluta për Integrimin, është vënë re një numër shumë i madh i deputetëve që nuk janë të pranishëm në sallë.

Kjo ka nxitur reagimin e Rudina Hajdarit, që është dhe një nga propozueset e kësaj projektrezolute, e cila tha se në seancë duhet të jenë të pranishëm të gjithë ligjvënësit.

“Nëse deputetë janë në kafe të vijnë në sallë dhe të votojnë rezolutën sepse është shumë e rëndësishme”, u shpreh Hajdari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here