Zbulohen emrat, kush janë dy shoqëruesit e ish-ministrit Saimir Tahiri që u arrestuan si të përfshirë në trafik droge

0
121

Hekuran Marku dhe Agustin Deda janë dy shoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm Samir Tahiri, të cilët u arrestuan si pjesë e operacionit antidrogë të koduar “Shpirti”.

Me herët Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me operacionin antidrogë ku janë arrestuar 38 persona. Në njoftim bëhet e ditur se janë arrestuar dhe dy ish punonjës policia që kanë qenë truproja të Ministrit të Brendshëm në 2016, Saimir Tahirit.

“Në veçanti, masat e sigurisë personale janë ekzekutuar, (përveç 10 shtetasve që janë arrestuar më parë në kuadër të operacionit Kulmi) edhe per një administrator publik (drejtor), nje prokuror, tre zyrtar të larte te policisë e dy punonjes te tjere policie, këta dy të fundit në kohën e kryerjes së veprave penale – në vitin 2016 –  me detyrën e pjestarëve të grupit te shoqerimit të ish – Ministrit të Brendshëm. Zyrtarët publik, në disa raste pronarë të drogës, kanë garantuar, jo vetëm nga ana tokësore, por edhe detare në Shqipëri, që dërgimi i lëndës narkotike i destinuar në brigjet e Puglia-s të kryhej me siguri të plotë” – thuhet në njoftimin e SPAK.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here