Sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri… ja epiqendra!

0
119

Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar pak minuta më parë në vendin tonë, ndërsa epiqendra ka qenë në zonën e Shijakut, 31 kilometra larg nga Tirana.

Sipas të dhenave që raporton faqja https://www.emsc-csem.org, termeti ka qenë me magnitudë 3.4., dhe duket se nuk është ndjerë shumë në Tiranë.

Lëkundja është regjistruar saktësisht në orën 14:22.

Që prej tërmetit të 21 Shtatorit në vendin tonë kanë pasuar qindra lëkundje të tjera me forcë më të vogël, ç’ka ka bërë që mjaft qytetarë të kalojnë gjendje paniku.

Nga tërmeti me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter mbetën të lënduar më shumë se 100 persona, dhe u dëmtuan mjaft pallate dhe banesa.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here