“O qen i m***, do t’iu q*** ropt”/ Revoltohen banorët: Të të vijë turp që vjen këtu…kriminel

0
140

Prej dy ditësh zona e Radhimës në Vlorë nuk po gjen qetësi, për shkak të aksionit të IKMT-së për prishjen e disa objekteve në zonën pranë plazhit.

Mëngjesin e sotëm aksioni ka nisur që prej orës pesë dhe është finalizuar me shembjen e disa objekteve të banimit por edhe bizneseve.

Banorët kanë bërë rezistencë, ndërsa të pranishëm dhe dëshmitarë të përplasjeve me FNSH-në kanë qenë dhe gra dhe fëmijë.

Revolta e banorëve ka qenë mjaft e madhe në drejtim të kreut të IKMT-së në Vlorë Fatmir Meta, të cilin e akuzojnë se merr lekë për prishje selektive.

Ke 100 vjet në pushtet o bandit i m****!

Nuk po ju bëjmë gjë, hiqini ato rrobat e zeza dhe ua tregojmë ne qejfin, na shtëpitë tona na hoqët, tani do na hiqni dhe nga rruga”, kanë qenë disa nga thirrjet e banorëve.

 

Zhduku fare që këtej, qërohu të mos ju shikojmë, o plehrë. Do t’iu q**** ropt, nuk keni lënë lekë pa marrë.

Të të vijë turp që vjen këtu, ai krimineli atje që tallet me ne”, kanë vijuar më tej banorët, ndërsa nuk kanë munguar as përplasjet fizike mes tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here