Janë sekuestruar 6066 m2 tokë në Lezhë, pronari nuk ekziston!!!

0
152

Sekuestrohet një sipërfaqe toke prej 6066 m2 që ndodhet në fshatin Barbullujë të Lezhës.

Sipërfaqja e tokës së sekuestruar me vendim të gjykatës së Lezhës është e regjistruar në emër të Gjok Linit, i cili rezulton person anonim.

Sipas prokurorisë së Lezhës, regjistrimi i kësaj sipërfaqe toke në emër të Gjok Linit, është produkt i një veprimtarie kriminale, si dhe ka rrezik që disponimi i lirë i saj mund të rëndojë pasojat e veprës penale për të cilën është regjistruar ky procedim penal, duke u tjetërsuar ose transferuar tek persona të tjerë.

Ditën e sotme gjykata e Lezhës ka vendosur të sekuestrojë këtë pasuri, duke urdhëruar bllokimin e saj në hipotekën e Lezhës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here