Hapja e negociatave, Partia e të gjelbërve shton kushte të reja për Shqipërinë!!!

0
120

Bundestagu gjerman nis diskutimet për Shqipërinë në orën 20.00 në një debat të parashikuar prej afro 30 minutash. Bundestagu pritet të vendosë për paketen e amendimeve të paraqitura nga grupimet CDU/CSU dhe SPD  të cilat kanë vendosur 9 kushte për Shqipërinë për hapjen e procesit të negociatave të vendit tonë me BE. Në parim, Qeveria Federale duhet të aprovojë negociatat e pranimit me Shqipërinë në Këshillin Evropian më 17 dhe 18 Tetor 2019 vetëm me kushtin që konferenca e parë e pranimit të mos zhvillohet derisa Qeveria Federale të ketë përcaktuar se disa kushte janë përmbushur nga Shqipëria. Në këtë mënyrë, gjykata kushtetuese dhe Gjykata Supreme duhet të jenë në gjendje të punojnë dhe të funksionojnë duke u kompletuar me një numër të përshtatshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Duhet të miratohet reforma zgjedhore e cila të sigurojë transparence të plotë të partive për financimet në zgjedhje. Konferenca e dytë e pranimit është planifikuar të zhvillohet dhe kapitujt e parë të negociatave do të hapen vetëm pasi të jetë zbatuar ligji për reformën zgjedhore dhe të fillohet procedura penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar se kanë kryer një vepër penale. Prokurorët publik  duhet të fillojnë procedurat ligjore kundër atyre që janë të lidhur me blerjen e votave në zgjedhje.

Ata gjithashtu kërkojnë përparim të fortë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë rastet kundër zyrtarëve të vjetër dhe politikanëve. Këto përfshinin hetime proaktive, ndjekje penale, kur është e përshtatshme, dhe dënime në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Gjithashtu, duhet të ketë një përparim të prekshëm në reformën administrative,

Ne bundestag janë paraqitur dhe pritet te diskutohen sot sic shihet dhe nga faqja zyrtare e Bundestagut edhe  tre kushte të reja nga Partia e të gjelberve, edhe pse një përfaqësues I kësaj force politike Manuel Sarrazin nje dite me pare kritikoi grupimet më të mëdha në politiken gjermane. Të gjelbrit kanë depozituar tre kushte për Shqipërinë, kushti I parë, të krijohen strukturat e pavarura gjyqësore sic parashikohet në kushtetutë, Kushti i dytë, Krijimi i agjencive të speializuara për të kuftuar krimin dhe korrupsionin dhe I treti  përmirësimin e rekordeve të hetimeve proaktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë në nivele të larta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here