Kamioni përplas të riun me biçikletë…

0
118

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 21-vjeçar.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi në rrugën e  “Kavajës”, ku 21-vjeçari ka qenë duke lëvizur me biçikletë.

Ai është dërguar menjëherë në spital, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore. Drejtuesi i kamionit është dërguar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 19:25 në rrugën e “Kavajës” kamioni me drejtues P. N ka përplasur çiklistin shtetasin F. B.,21 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar çiklisti shtetasi F. B i cili u dërgua në spital për ndihmë mjeksore.

Drejtuesi i kamionit shtetasi P. N u shoqërua në komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ,ku po vijon punën për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here