Kryemadhi flet pas takimit me aleatët: Kryeministri me kupolën e tij kriminale…

0
131

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka folur pas takimit me Bashën dhe me aleatët në selinë e partisë demokratike.

Kryemadhi u shpreh se për zgjidhjen e krizës problem nuk qendron te opozita, por te qeveria dhe gënjeshtrat e Edi Ramës.

“Opozita është e gatshme për të gjitha Reformat, si dhe për çeljen e negociatave të vendin me BE-në”, u shpreh Kryemadhi.

Në takimin e sotëm që zhvilloi opozita e bashkuar u vendos për të marrë pjesë në tryezën e organizuar nga OSBE për Reformën Zgjedhore, në nivel ekspertësh.

Por a është hapi i parë për të zgjidhur krizën?

Problemi nuk ka qenë opozita për zgjidhjen e krizës  por kryeministri me kupolën e tij kriminale. Opozita ka qenë gjithmonë e gatshme jo për të zgjidhur krizën personale as të EdI Ramës askujt tjetër por për të ecur përpara për të hapur me urgjencë integrimin e BE-së. Opozita po vazhdon punën me intensitet të plotë për paketën antikrizë jo për krizën politike të Edi Ramës por për tu dhënë shqiptarëve më shumë punë dhe garanci. Kriza nuk është vetëm parlamenti, por dhe situata në të cilën gjënden shqiptarët.”, u shpreh Monika Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here